8 parashikime te cuditshme futuristike - Business Magazine Albania

8 parashikime te cuditshme futuristike


Vizioni yne i se ardhmes ka qene gjithnje me kompleks sesa ajo qe kemi gjetur me kalimin e kohes. Sigurisht, ka patur lloj lloj sugjerimesh nga fantashkenca, si ushqime ne formen e ilaceve, makina fluturuese, pajisje fluturuese personale, dhe robota. Por futuristet gjithashtu perfyturuan bote te reja e te guximshme, qe megjithate jane harruar me kalimin e kohes – per shembull zhdukja e shkronjave C, Q dhe X, per te mos permendur perdorimin e te brendshmeve per te prodhuar karamele (po, shume e shemtuar). Me poshte, po rradhisim 8 parashikime futuristike te cuditshme, qe nuk jane realizuar akoma.

 

1. Bicikleta fluturuese qe sjellin qytete te boshatisura (1909)
Ne vitin 1909, Jules Boius, referuar ne The New York Times me literaturen e tij mistike, parashikoi se epoka e bukurise femerore do te zhdukej, pasi dobesite fizike dhe delikatesa do te merrte nje perdorim dytesor. Organizimi qe parashikonte ai, ishte nje kombinim i zhvillimit musdkulor me ate te bukurise. Me pas ai parashikoi njelloj ‘biciklete fluturuese’ qe secili mund ta perdorte sipas deshires, per te fluturuar larg siper tokes. Ne kete menyre, rrallekush do te gjendej ne qytet naten. Do te kishte vetem vende biznesi. Njerezit nga cdo klase shoqerore do te banonin ne vende larg popullimit te tepert te qendrave.

2. Gjithcka do te vishet me plastike, dhe ushqimi vjen ne kuti te ngrira (1950) 

Nje ceshjte ne mekaniken popullore, u parashikua nga Waldemar Kaempffert, redaktuesi i The New York Times, qe perfyturoi nje te ardhme ne te cilen gjithcka mund te ishte e riciklueshme. Per te ilustruar qellimin e tij, ai krijoi familjen hipotetike (imagjinare) Dobson, qe jetonte ne nje qytet imagjinar te quajtur Tottenville (me popullsi 100.000 banore).  Ai pershkruante sesi gjithcka do te ishte krijuar nga fabrikate sintetike dhe plastike per t’i rezistuar katastrofave ujore. Eshte pikerisht ne kete qytet, qe te brendshmet riciklohen, per te prodhuar karamele (edhe njehere, shume e shpifur).

3. Pershendetuni pergjithmone me shkronjat C, X dhe Q (1900)

“Keto profeci mund te duken te cuditshme, pothuajse te pamundura” shkruan nje artikull ne Ladies’ Home Journal te vitit 1900. “Por per me teper, keto mendime kane ardhur nga mendjet me konservative dhe te lexuara ne Amerike”.

Keto mendje te “ndritura” kane sugjeruar se nga viti 2000, disa shkronja te caktuara te alfabetit do te zhdukeshin: “Nuk do te kete me C,X apo Q ne alfabetin tone te perditshem. Do te braktisen pasi jane te panevojshme. Te folura me fjale do te jane pershtatur, fillimisht nga gazetat. Anglishtja do te jete nje gjuhe e fjaleve te kondesuara qe shprehin ide te qarta, dhe do te jete gjeresisht e perhapur, ai asnje gjuhe tjeter. Rusishtja do te jete e dyta.”

4. Udhetim ne hapesire per te gjithe (1952)

Shkencetaret e ketij viti parashikuan se ne fund te periudhes se semundjeve vdekjeprurese ne mase, si edhe mbipopullimin, ne te ardhmen, do te arrihej te transportohej njerezimi ne menyre ekonomike (nepermjet energjise diellore) nepermjet raketave hapesinore.

Ata mendonin se persona te vendosur ne satelitet e tokes, mund te vezhgonin gjithe aktivitetet e pazakonta qe kercenonin paqen ne Toke. Mbetet ende e veshtire te nisesh me sukses nje anije kozmike ne hapesire.

5. Shtepi nentokesore me kuzhina te automatizuara (1964)

Isaac Asimov imagjinoi se ne vitin 2014,bota do te dukej si ne kete foto. Jemi ne 2014-en dhe ai eshte gabuar ne parashikim, ose ne nuk ja kemi dale. Ai mendonte se teknologjia do te arrinte aq shume sa te kontrollonte gjithcka qe nga dritat, te tubacionet, ndertimet, transporti etj. Gjithashtu, ai shkroi se “Kuzhinat e gatimit do te pajisen me vakte automatike qe kthejne ujin e nxehte ne kafe, buke te thekur, veze te ziera, te skuqura apo sipas zgjedhjes, e te gjitha me rradhe. Mengjesi mund te pergatitet ne menyre qe te jete gati ne nje ore te caktuar te se nesermes”

6. Televizion 3D me aftesine per te nuhatur (1950)

Nga viti 2000 parashikohej te ekzistonte televizioni me ngjyra qe do te perfshinte edhe shqisen e nuhatjes. Supozohej te ishte mjaft i perpikte, si per shembull, dhoma do te mbushej me aromen e nje kopshti lulesh qe shfaqej ne ekran. Ndjesite do te jene kaq te forta, saqe do te ktheni koken per te pare nese makina ne sfond arrin apo jo t’ju shtype…

7. Dushe komunale per shtepite e Hipi-ve (1972)

Ajo qe ata quanin “tendenca e flokeve te gjate” parashikohej te zgjaste shume ne kohe. Ata menduan (eksperte te dizajnimit te brendshem te shtepive), se me vone edhe kjo kulture do te duhej te kishte nevoje per shtepi. Keshtu u paramendua te ndertoheshin fjetore komunale, lehtesira per femijet, dhe kuzhina te perbashketa gatimi. Te gjitha te perbashketa, madje edhe dushet. Vec ketyre, vetem dhomat e gjumit do te ishin per cifte individuale, pasi seksi ne grup ishte i rralle.

8. Koloni ne Hene, sigurisht!  (1982)

Ne vitin 1982, The New York Times i kerkoi Ray Kurzweil-it te parashikonte se c’do te sillnin 20 vitet e ardhshme. Mendimet e tij konservative parashikonin automjetea elektrike dhe familje me te vogla – “nje ose asnje femije” –  si dhe vende me te shumta pune te perbashket.

Futuristja e pavarur Barbara Hubbard kishte pikepamje me radikale per vitin 2002: “Ka materiale te qindra tokave ne Hene dhe asteroide” tha ajo per Times. “Ne 20 vitet e ardhshme, do te kete mundesi per civilizim kozmik”. Gjithesesi Hubbard parashtroi edhe faktin se specjet femijerore (njerezit), duhet te zbrapsen nga shkaterrimi, dhe t’i perkushtohen ndertimit, ne menyre qe te realizohej kjo enderr.

Ne me siguri kemi deshtuar ne kete pike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0