Frika e shume atleteve eshte qe rrezikojne te ndalen para se te arrijne finalen. Nuk arrijne te shkojne ne fund te nje gare apo maratone, sepse nuk kane me force.
Eshte nje nga makthet e shume atleteve qe varet jo vetem nga gjendja fizike e organizmit, por nga nje mekanizem frenimi i gjeneruar nga truri ne te njejten menyre sic ndodh me muskujt e lodhur.
Kete lajme ka zbuluar nje kerkim i universitetit te Copenhagen qe eshte publikuar ne revisten Pnas. Studiuesit arriten te identifikojne nje nderveprues biokimik qe ben qe te perceptohet nje lodhje fizike si nje tendosje te padurueshme para se muskujt te lodhen teresisht vete.
“Zbulimi yne kontribuon per te nxjerre ne drite paradoksin qe prej kohesh eshte objekt diskutimi. Tani zbuluam se nje ‘teprice’ e substances qe te jep energji kur ke aktivitet, eshte pergjegjese e mekanizmit kur truri i thote trupit te ndaloje”,- shpjegon Jean Francois Perrier, autor i studimit.
Pra, funksionet e seratonines veprojne si nje pershpejtues por edhe si frenim kur tensioni sportiv teprohet. Sipas Perrier hartografiku i mekanizmit qe shkakton ‘lodhjen qendrore’ do te jete i dobishem ne te ardhmen e luftes kunder dopingut dhe ne zhvillimin e ilaceve te reja.
“Eshte thelbesore qe te identifikohet cili eshte procesi baze i ketij mekanizmi qe te verifikohen rastet. Eshte studim i rendesishem sepse mesohet edhe kur atleti mund te kete perdorur substanca ilegale. Nderkohe kerkimet mund te na ndihmojne per semundjet neuromuskulare qe bllokojne levizjet e personave”,- tha nder te tjera doktori.
Kontrolli i ‘ndervepruesit te lodhjes’ bazuar ne mekanizmin e serotonines do te thote pra qe te zoterohet nje arme me e forte ne zbulimin e rasteve te dopingut.
Por ekspertet e universitetit te Copenhagen jane te sigurte se mund te studiojne nje gjenerate te re ilacesh te afta per te kontrolluar neuronet ne levizje, motoneuronet, ne personat me probleme ne kontrollimin e levizjeve, pershembull, ata qe kane pesuar paralize celebrale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.