Komisioni i ekonomise miratoi te marten nje ligj qe i jep te drejten Autoritetit te Mbikeqyrjes Financiare te vendose rrogat dhe shperblimet e punonjesve pa kufizim nga hierarkia kombetare e pagave.
Drafti u votua mes debatesh vetem nga maxhoranca, ndersa opozita ishte kunder tij. “Ç’eshte kjo?! Si mund te shpenzojne para publike pa asnje kufizim keta? Do t’i dale rroga kryetarit te AMF-se dy here sa e presidentit”, protestoi ish-ministri i Financave Ridvan Bode.
Por maxhoranca argumentoi se pavaresia per AMF-ne eshte kerkuar me ngulm nga nderkombetaret. “Zoti Bode, kjo eshte kerkuar me ngulm nga FMN dhe t’i e di shume mire kete”, deklaroi kryetari i komisionit, Erjon Braçe.
AMF behet institucioni i dyte ne Shqiperi qe fiton te drejten te shpenzoje para publike per paga pa kufizim ligjor. I pari eshte Banka e Shqiperise, nje model qe ka hapur debate te forta ne publik dhe eshte denoncuar zyrtarisht edhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit.
Por, veç pavarerise financiare nje tjeter pike e debatuar ne ligjin e ri per AMF-ne ishte edhe ajo qe nderpret mandadet e disa prej antareve te bordit ekzistues, qe per opoziten jane shkarkime politike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto