Fullani akuzon bankat e huaja - Business Magazine Albania

Fullani akuzon bankat e huaja


Guvernatori Ardian Fullani leshon alarmin se sjellja e bankave te huaja ne Shqiperi, qe u diktua nga masat shtrenguese te Bashkimit Europian po demton rende ekonomine.

Ne nje fjalim te mbajtur ne forumin e Vjenes, kreu i Bankes Qendrore ka listuar pasojat e thella negative, qe keto masa kane sjelle sakaq ne ekonomine shqiptare.

“Rregullat mbikeqyrese te BE-se dhe kerkesat per grupet financiare ne lidhje me rrezikun, se bashku me qasjen ne te cilen ato zbatohen, po vendosin shtrengesa domethenese mbi ekonomite tona dhe eficiencen e politikes monetare. Ne menyre me te drejtperdrejte, kemi verejtur nje ulje te ndermjetesimit financiar, qe vjen per shkak te procedurave te shtrenguara te huadhenies, madje edhe per ekonomi apo sektore qe kane patur ecuri te mire gjate krizes. Si rrjedhoje, kjo u reflektua ne frenim te investimeve dhe ulje te dinamikes se ekonomise shqiptare, si ne sektorin publik ashtu edhe ne ate privat”, u shpreh Fullani.

Por me tone gati shqetesuese, kreu i Bankes Qendrore ka paralajmeruar se keto pasoja negative mund te thellohen edhe me tej nga masat e reja qe po ndermerr BE.

“Nga kerkimet tona tregohet se shtrengimi i metejshem i kreditimit, per shkak te reformave ligjore qe po ndermerren, mund te sjelle nje efekt te rendesishem jo vetem mbi aktivitetin ekonomik, por edhe mbi cilesine e aseteve te bankave tregtare, ne veçanti ne situaten e kredive me probleme. Perkeqesimi i aktivitetit ekonomik do te vijonte kryesisht ne te njejten menyre, duke çuar ne perkeqesimin e raportit te kredive me probleme, ne fitime me te uleta te bankave dhe kufizime me te medha te kapitalit, se bashku me rritje me te ngadalte”, u shpreh Fullani.

Vitin e kaluar, kredia per sektorin privat ra me 2.2 per qind nderkohe qe ne tre muajt e pare te ketij viti ritmet e renies u thelluan. Ne qershor, Bashkimi Europian pritet te publikoje vleresimin e radhes mbi gjendjen e grupeve bankare te Eurozones, perfshire ato qe jane ne Shqiperi.

Nese rezultatet do te kerkojne masa te tjera shtrenguese, shqetesimi i paralajmeruar edhe nga FMN eshte se bankat e huaja ne vend mund te tkurrin me ritme me te thella kredine duke fundosur me shume ekonomine.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0