Përurohet Driza HEC, investim ky që u mundësua me mbështetjen e ProCredit Bank. - Business Magazine Albania

Përurohet Driza HEC, investim ky që u mundësua me mbështetjen e ProCredit Bank.


ProCredit Bank ka mbështetur ndërtimin e Driza HEC nga kompania Mesopotam Energy në qytetin e Sarandës, me një kapacitet prej 2,1 MW.  Vlera e këtij investimi shkon përafërsisht në 2 milionë Euro dhe është një nga investimet më të rëndësishme të zonës që realizohet nga investitorë privatë.

Si një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm i bizneseve vendase, ProCredit Bank Shqipëri vazhdon të investojë në forcimin edhe më tej të përqasjes së saj mjedisore. Me synim promovimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, ProCredit Bank synon të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit mjedisor si dhe në mbështetjen e klientëve të saj në realizimin e investimeve në teknologji dhe pajisje të reja që kursejnë energjinë.

Krahas financimeve në pajisje dhe makineri efiçente për biznesin dhe agrobiznesin si dhe përmirësimeve të kushteve të jetesës për individët, ProCredit Bank mbështet dhe investimet në fushën e energjive të rinovueshme siç është hidroenergjetika.

Në këtë kuadër banka ka mbështetur dhe investimet e ndërtimit të HEC-eve të vegjël, më i fundit është Driza HEC nga kompania Mesopotam Energy në qytetin e Sarandës, me një kapacitet prej 2,1 MW. Vlera e këtij investimi shkon përafërsisht në 2 milionë Euro dhe është një nga investimet më të rëndësishme të zonës që realizohet nga investitorë privatë.

Z. Koço Gjilo, administrator i Mesopotam Energy u shpreh se: “Vlen të përmendet që natyra e vendit tonë dhe burimet ujore favorizojnë investime të tilla por në të njëjtën kohë duhen respektuar planet e administrimit të baseneve lumore dhe planet strategjike mjedisore. Ndaj në projektin tonë janë angazhuar profesionistë të shumtë të kësaj fushe duke dhënë një kontribut thelbësor në ndjekjen dhe zbatimin e standardeve.”

ProCredit-Bank-Driza-Hec-BusinessMag-Perurimi-Adela-Leka

 

Në datën e inaugurimit të këtij HEC-i ishte e pranishme dhe Znj. Adela Leka, Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri. Ajo nënvizoi se:

“Investime të tilla ofrojnë përfitime të ndryshme pasi ndikojnë në zhvillimin e industrisë dhe ekonomisë të vendit tonë si dhe përdorimi i tyre ka ndikim të ulët mjedisor në krahasim me përdorimin e burimeve fosile. Jam e gëzuar që sot inaugurojmë investime të tilla që dëshmojnë më së miri përqasjen tonë të biznesit. ProCredit Bank, tashmë prej 2 dekadash vazhdon të jetë shumë aktive në financimin e masave Eko për të përmbushur sa më mirë nevojat e bizneseve”

Shfrytëzimi racional dhe i kontrolluar i rezervës hidrike nëpërmjet ndërtimit të HEC-eve të vegjël, përveç rritjes së prodhimit të energjisë elektrike nga burimet alternative ka edhe disa përparësi të tjera shumë të rëndësishme. Prania e tyre ndikon drejtpërdrejt në plotësimin e kërkesës energjitike vendase gjithmonë në rritje duke sjelle pse jo dhe një pavarësi të vendit tonë nga importi i energjisë dhe nga ana tjetër investime të tilla bëhen kontribues të rëndësishëm përsa i përket zvogëlimit të humbjeve të energjisë dhe rritjes së efiçencës në konsumin e saj.ProCredit-Bank-Driza-Hec-BusinessMag-perurohet

Një përbërës thelbësor në misionin e zhvillimit të të gjithë bankave ProCredit, është mbrojtja e mjedisit si dhe sigurimi që zhvillimi ekonomik që mbështetet nga institucionet ProCredit është gjithashtu i qëndrueshëm përsa i përket aspektit mjedisor dhe shoqëror. Ndjeshmëria për çështjet mjedisore dhe efiçencën e energjisë është artikuluar prej një kohe të gjatë në ProCredit Bank, që në vitin 2009 duke qënë banka e parë në Shqipëri që promovoi dhe ofroi kredinë Eko.

Në këtë 20 vjetor të operimit të saj në Shqipëri, kjo bankë ofron edhe më tepër kushte të favorshme për nxitjen e investimeve në bizneset vendase.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0