Shtetet më inovative në botë

10 Shtetet më inovativë në botë


 Inovacionet në teknologji  janë çelësi për rritjen ekonomike  dhe të konkurrencës së kombeve duke i bërë kompanitë  të prosperojnë drejt aktiviteteve me vlerën më të lartë të shtuar. 

Raporti i Konkurrueshmërisë për 2015-2016 i Forumi Ekonomik Botëror  vlerëson 140 ekonomi të botës së zhvilluar në aspekte të ndryshme të inovacionit, duke përfshirë edhe cilësinë e institucioneve të kërkimeve shkencore dhe shpenzimet mbi kërkim-zhvillimin, për të dhënë një rankim global të tyre.

10 Shtetet më inovativë në botë janë:

innovation ranking

 

Zvicra vjen e para si shteti më inovativ në botë, e ndjekur nga Finlanda, duke i ndërruar pozicionet nga raporti i vitit të kaluar. Pjesë e dhjetëshe-s më të mirë janë edhe Gjermania, Suedia, Hollanda dhe Danimarka ndër shtetet me shkallë të lartë inovacioni.

Japonia dhe Singapori janë përfaqësueset e Azisë, ndërsa Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmbyllin “top 10” e renditjes.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0