Normalisht, dy vite nga debutimi i një sistemi të ri operativ Microsoft ndalon shitjen e kompjuterave me versionin paraardhës të Windows-it. Nëse marrim parasysh këtë politikë, shitjet e kompjuterave me Windows 7 duhej të kishin përfunduar në tetor të 2014-ës, dy vite pas debutimit të Windows 8.
Por dështimi i Windows 8-tës detyroi Microsoft të toleronte duke lejuar shitjen e kompjuterave me Windows 7 Pro. Shitjet e kompjuterave me Windows 8.1 dhe Windows 7 do të vijojë gjer më 31 tetor 2016.
Por më e çuditshmja është se shitjet e kompjuterave me Windows 8 do të përfundojnë më herët, më 30 Qershor 2016. Ndryshimet e reja do ti vinë në ndihmë Windows 10-tës dhe objektivave të Microsoft për të 1 miliard produkte me këtë platformë përpara fundit të 2017-tës.
Vlen të përmendet edhe përfundimi i mbështetjes së përgjithshme për Windows 7 në Janar të këtij viti. Edhe pse Microsoft ka shtyrë datën kur nuk do të prodhohen më kompjuter me Windows 7, kjo nuk ka ndryshuar termat e mbështetjes. Më 14 janar 2020 sistemi operativ nuk do të marrë as përditësime sigurie.
/PC World Albanian/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto