Nuk kam asgjë. Jam mirë.
Për herë të parë zhvillohet një program kompjuterik që është më efektiv se njerëzit për t’u treguar atyre se si ndihet dikush, duke u nisur vetëm nga zëri.
“Shpikja” është produkt i bashkëpunimit mes psikologëve dhe shkencëtarëve të kompjuterave në Universitetin e Rochester të Nju Jork-ut. Ndërsa Softueri nuk është i pari që tenton të realizojë objektivin, është i pari që arriti rezultatin më të lartë në njohjen e emocioneve të njerëzve më mirë se ç’do bënin këta të fundit.
Ai funksionon pa qenë nevoja që zëri të regjistrohet dhe outputi (rezultati) i tij i vetëm janë emocionet e identifikuara prej programit.
Prindër dhe fëmijë
Nga 700 modele audio që u testuan, programi arriti të shënonte rezultate pozitive në njohjen e emocioneve njerëzore në 72% të rasteve krahasuar me 60% të rasteve me rezultate pozitive që u dhanë nga një kampion prej 138 të anketuarish të rekrutuar nga platforma Mechanical Turk e Amazon.
Kur progamit iu kërkua të “kalonte” ato sekuenca audio për të cilat nuk kishte siguri në dhënien e një përgjigjie të saktë në lidhje me emocionin përkatës, atëherë përqindja e përpikmërisë u rrit në 85%.
Stafi planifikon ta përdorë softuerin për të regjistruar ndërveprimet midis fëmijëve dhe prindërve të tyre dhe të studiojë mënyrën se si këto emocione ndikojnë në zhvillimin e fëmijës.
Na Yang, një nga shkencëtaret kompjuterike qëqëndron pas këtij projekti, e përmblodhi studimin në tezën e saj PhD, e cila mund të gjendet në website e Universitetit Rochester.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto