Infrastruktura ka nevojë për 1.2 mld euro si standardet europiane

Edmond Haxhinasto: Infrastruktura ka nevojë për 1.2 mld euro si standardet europiane


Infrastruktura shqiptare ka nevojë për 1.2 miliardë euro për të arritur standardet e Bashkimit Evropian. Kështu u shpreh ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, gjatë takimit të ministrave të rajonit.

“Është një sfidë e madhe për angazhimet tona buxhetore dhe padiskutim është domosdoshmëri që të shikohen edhe mënyra alternative për t’i plotësuar ato”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se një sektor i rëndësishëm është edhe zhvillimi i hekurudhës.

“Korridori 8 ka një rëndësi strategjike për ne, lidhja me Maqedoninë në mënyrë të veçantë, prandaj do të vazhdojmë për planifikojmë dhe alokojmë resurse për realizimin e tij. Në planet tona për hekurudhën është edhe lidhja me Greqinë”, shtoi ministri.

Kreu i infrastrukturës tha se vëmendje e veçantë ne dy vitet e fundit i është kushtuar mirëmbajtjes dhe sigurisë rrugore:

“Kemi llogaritur një diferencë prej 80 mln dollarësh nevojë për ta sjellë rrjetin tonë të transportit në gjendje të mirëmbajtjes rutinë”.

Observatori i Transportit për Evropën Juglindore (SEETO) është një organizatë rajonale që mbështet transportin rajonal në bashkëpunim me 6 shtete të rajonit, si Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kosova dhe Komisioni Evropian. Serbia nuk u përfaqësua në këtë tryezë në rang ministri por me një asistent. Diskutimet u përqendruan në kordinimin e nismave për realizimin e projekteve rajonale.

/Shekulli/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0