Ngritja e industrisë së veshjeve teknologjike nuk ka të ndalur. Lideri kryesor i këtij sektori është Fitbit duke lënë pas orën inteligjente Apple Watch. Sipas të dhënave që vinë nga International Data Corporation (IDC) sektori është rritur me 200 % gjatë 2015-tës.
Në total janë shitur plot 21 milionë veshje elektronike vetëm në 3 mujorin e tretë financiar të 2015-ës, një rritje me 197% krahasuar me 7.1 milionë njësitë e shitura në të njëjtën periudhë një vit më parë.
Spikatën produktet si Fitbit Charge dhe Fitbit Surges ndjekur nga Apple Watch. Fitbit zotëron 22 % të tregut të veshjeve elektronike ndjekur nga Apple me 18.6 % dhe Xiaomi me 17.4 %.
Ky i fundit nxjerr në pah etjen e tregut kineze për të tilla produkte. Në vendin e katërt vjen Garmin me 4.1 % dhe BBK me 3.1 %. Pjesa tjetër e ngelur e tregut prej 34% përbëhet kryesisht nga orët inteligjente me platformën Android Wear.
Prodhuesit kanë eksperimentuar me produkte të llojeve të ndryshme. por sfida e vërtetë është dalja përtej kufijve. Rast konkret është Xiaomi ku 97% e produkteve të shitur që i përkasin këtij sektori janë shitur në Kinë. Apple nga ana tjetër ka shitur 7 milionë orë inteligjente.
Por e ardhmja premton për këtë sektor. Në 2019-ën mendohet të jenë aktive mbi 500 milionë veshje elektronike. Kjo rritje e paprecedentë ushqehet nga trafiku mobil botëror ku nga 74.2 petabajt në 2014-ën do të arrijë në 634 petabajt në 2019-ën. (PC World Albanian)
Për artikuj të mgjashëm lexoni edhe: 5 dështimet më të të mëdhaja teknologjike për 2015-ën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
