5 dështimet më të të mëdhaja teknologjike për 2015-ën

5 dështimet më të të mëdhaja teknologjike për 2015-ën


Teknologjia supozohet të jetë ‘shpëtuesi’ i botës apo jo? Po nuk është gjithmonë kështu. Këto pajisje dhe gadget që do të prezantojmë tani nuk e provuan ‘shijen’ e suksesit për 2015-ën. Ato u pritën me padurim dhe iu bënë promovime ekstravagante, por si përfundim nuk u bënë kurrë interesante për masat. Mbase vitin tjetër bëhen? Të shohim ç’do ndodhë!

1. Video 4K

Ah, gjendja e dëshpëruar e videove 4K. Edhe pse televizorët më të mirë të teknologjisë high-tech i suportojnë ato, nuk kanë përmbajtje të mjaftueshme. Ti duhet të paguash 30$ për të blerë një pajisje të vogël për filma 4K që mund t’i gjesh shumë mirë në shërbime të ofruara nga M-Go dhe Vudu ose të shikoni filma për natyrën në Youtube. Problemi më i madh? Shumë nga këto filma 4K janë të ngjashëm me ato të transmetuara në formatin HD. Pak njerëz mund të vënë re ndonjë diferencë.

2. Ora ‘Apple’

Ora Apple, zgjedhja më kontroversiale e portofolit të gjigandit, për të thënë të vërtetën nuk ka patur bujën e iPad-it dhe iPhone-it. Apple nuk ka raportuar shitjet aktuale, por burime të ndryshme sugjerojnë se interesi i konsumatorit për këtë produkt ka qenë i vonuar. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, brezi i Milenialëve që pëlqejnë të blejnë ‘gadgets’ nuk mbajnë një orë! Ata përdorin thjesht iPhone-in e tyre.

3. BlackBerry Priv

Problemi me këtë pajisje për të rigjallëruar në treg emrin e BlackBerry nuk është telefoni vetë. Tastiera me slide nuk është aq keq dhe të paktën është e një version Android që u jep bizneseve siguri në përdorim me aplikacione të mbrojtura. Pastaj, ju e dini që një kompani përballet me telashe kur dikush publikon një libër në lidhje me “shkëlqimin dhe rënien” e saj.

4. Telefoni ‘Windows’

Microsoft nuk mund të thotë se e ka “shkëputur tërësisht spinën” nga Windows Phone pasi një Lumia 950 sapo ka debutuar, por verën e kaluar gjigandi teknologjik Redmond shkurtoi rreth 8,000 vende pune të lidhura me Windows Phone dhe anulluan pjesën më të madhe të përvetësimit të Nokia-s. Ndërfaqësi i hollë nuk duket fare keq në një Windows Phone, por iOS dhe Android morën të gjithë shkëlqimin e 2015-ës.

5. Google+

Kur Google filloi të shkëpuste pjesë të medias sociale duke i prezantuar ato në mënyrë të pavarur nga Gogle, probleme u shfaqën në Mountain View. Audiencave thjesht nuk iu duk interesante Google+ dhe asnjëherë nuk u bë aq dominante sa Facebook. Ndërfaqësi mund të ishte i dobishëm dhe mbështetës por vetëm elitat e teknologjisë e merrnin mundimin të postonin në platformë. Për më tepër, Google është e njohur për shumë gjëra të tjera dhe njerëzve iu pëlqejnë më shumë platforma të tjera.

Të paktën, shpresojmë të dëgjojmë lajme të mira nga “dështimet” për 2016-ën!

Artikulli u publikua nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0