Në muajin nëntor 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 19 miliardë lekë, duke u ulur me 9,1 % në krahasim me nëntorin e vitit 2014 dhe 3,8 % në krahasim me tetorin 2015.
Importet e mallrave në muajin nëntor 2015 arritën vlerën 49 miliardë lekë, duke u rritur me 1,7 % në krahasim me nëntor 2014 dhe duke u ulur me 2,7 % në krahasim me tetor 2015.
Defiçiti tregtar i këtij muaji është 29 miliardë lekë, duke u rritur me 10,3 % krahasuar me nëntor 2014 dhe duke u ulur me 2,0 % në krahasim me tetor 2015.
Ulja vjetore e eksporteve prej 9,1 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -12,7 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me -2,6 pikë përqindje, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -0,9 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet “tekstile dhe këpucë” me +4,4 pikë përqindje, “ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +2,3 pikë përqindje, “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,5 pikë përqindje.
Rritja vjetore e importeve prej 1,7 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +4,5 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me +2,4 pikë përqindje, “lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,5 pikë përqindje.
Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar negativisht grupet “materiale ndërtimi dhe metale” me -2,9 pikë përqindje, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje, “produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje.
Në muajin nëntor 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me nëntor 2014 janë: Italia me 5,1 %, Greqia me 14,7 % dhe Gjermania me 14,9 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kosova me 52,6 %, Malta me 39,9 %, dhe Spanja me 25,7 %.
Në muajin nëntor 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me nëntor 2014 janë Kina me 25,6 %, Turqia me 8,2 % dhe Gjermania me 23,0 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë Italia me 3,3 %, Greqia me 13,5 % dhe Bullgaria me 4,6 %.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 67,0 % të gjithë tregtisë. Në nëntor 2015, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (38,5 %), Kina (7,8 %), Greqia (6,3%) dhe Gjermania (6,1 %).
/ATA/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.