Startup-i Lovable ka prezantuar zyrtarisht aplikacionin e tij për krijimin e aplikacioneve me AI, tashmë i disponueshëm në pajisjet mobile përmes dy platformave kryesore: Apple dhe Google. Ky zhvillim vjen në një moment kur Apple ka shtrënguar rregullat për aplikacionet e kategorisë “vibe-coding”, por kjo nuk e ka penguar Lovable të hyjë në treg me një zgjidhje të re për ndërtimin e aplikacioneve pa nevojë për programim.
Aplikacioni i ri i Lovable synon përdoruesit që duan të ndërtojnë produkte digjitale pa njohuri teknike. Përmes komandave me zë ose tekst, përdoruesit mund të japin ide dhe AI-ja i kthen ato në projekte konkrete. Një nga avantazhet kryesore është fleksibiliteti: mund të nisësh një ide nga telefoni dhe ta vazhdosh më pas në kompjuter, duke marrë njoftime kur projekti është gati për t’u rishikuar. Sistemi funksionon me agjentë AI që vijojnë punën në mënyrë autonome pas inputit fillestar.
Lexo edhe:People Pulse nga Anisa Keri: Një pasqyrë e re mbi tregun e punës në Shqipëri
Së fundmi, Apple ka vendosur kufizime më të qarta për këtë kategori aplikacionesh. Problemi kryesor lidhet me faktin që disa prej tyre mund të shkarkojnë kod të ri ose të ndryshojnë funksionalitetin pas publikimit—një rrezik për sigurinë e përdoruesve dhe një sfidë për procesin e verifikimit në App Store. Si pasojë, aplikacione të njohura si Replit dhe Vibecode u bllokuan përditësimet, ndërsa aplikacioni Anything u hoq përkohësisht nga platforma, përpara se të rikthehej pas ndryshimeve të nevojshme.
Për të respektuar këto rregulla, Lovable ka ndryshuar qasjen: aplikacioni i tij nuk ekzekuton më aplikacionet e gjeneruara brenda vetë platformës. Në vend të kësaj, preview-t dhe funksionalitetet janë zhvendosur në shfletues web. Kompania thekson se tani përdoruesit mund të krijojnë “faqe funksionale web dhe aplikacione web”, duke shmangur kufizimet e vendosura nga Apple dhe duke ruajtur një eksperiencë të thjeshtë për përdoruesin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto