Nadia Elbasani: “Agresori i shkolluar”, etiketimi që fsheh proble... - Business Magazine Albania

Nadia Elbasani: “Agresori i shkolluar”, etiketimi që fsheh problemin e vërtetë

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Ka diçka thellësisht shqetësuese në mënyrën si rrjeti reagon ndaj rasteve si ai i Cole Tomas Allen. Jo vetëm për shkak të vetë aktit, por për shkak të nevojës së menjëhershme për të gjetur një shpjegim të thjeshtë. Dhe shpesh, ky shpjegim është i gabuar.

Lexo gjithashtu: Nadia Elbasani: “Privacy Policy”, detyrim për biznesin digjital

Allen sipas argumenteve të lehta të rrjetit nuk është thjesht një agresor. Ai është ajo që shumëkush po e quan sot “agresor i shkolluar”, një profil që, në vend që të na ndihmojë të kuptojmë më mirë fenomenin, po përdoret për të ndërtuar narrativa ndasie dhe diskriminuese. Në rrjetet sociale, në komentet e shpejta, në analizat sipërfaqësore, po përhapet ideja se ky rast është prova që arsimi nuk vlen, që njerëzit e teknologjisë janë të shkëputur nga realiteti. Është një përpjekje për ta kthyer një rast kompleks dhune në një stereotip të thjeshtë.

Lexo gjithashtu: Dronët që po riformësojnë luftën

Por dhuna nuk ka profesion. Nuk ka diplomë. Nuk ka një profil të vetëm. Narrativën e rastit të Allen mund ta përdorim për çdo profesion, por kjo nuk do të ishte mënyra e ndershme e trajtimit të problemeve.

Nëse ka diçka që bie në sy te Allen, nuk është diploma e tij, por mënyra si mendon. Letra e tij para aktit nuk është një shpërthim emocional. Është një tekst i strukturuar, me kategori njerëzish dhe me justifikime. Kjo është pikërisht ajo që e bën më të frikshëm. Ai nuk veproi sepse nuk kupton, por veproi sepse kishte ndërtuar një realitet ku dhuna bëhet e justifikueshme.

Lexo gjithashtu: Kur fushëbeteja zhvendoset në rrjet

Një shkëputje e tillë mendore ku individi arrin të riformulojë normat etike në mënyrë që një akt i papranueshëm të duket i nevojshëm duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për shoqërinë, më shume sesa për tja atashuar këtë rast steriotipit të një djali IT.

Në vend që të analizohet ky mekanizëm, po ndërtohet një stigmatizim  ndaj profesionistëve që janë në fushat teknike, ndaj “nerd” që prej vitesh janë bërë objekt stereotipesh. Rasti i Allen po përdoret si “provë” për një paragjykim që ekzistonte prej kohësh.

Në të njëjtën kohë, ka një faktor që po diskutohet shumë më pak, por që është real dhe i matshëm, ndryshimi i thellë në tregun e punës, sidomos në Shtetet e Bashkuara, në epokën e inteligjencës artificiale.

Lexo gjithashtu: Është inteligjenca artificiale çelësi për parandalimin e pastrimit të parave?

Vetëm pak vite më parë, studentët e teknologjisë hynin lehtësisht në tregun e punës që në bankat e universitetit. Sot, kjo rrugë është bërë më e vështirë pasi shumë role fillestare po zëvendësohen nga AI dhe kërkesa për përvojë është rritur, ndërsa mundësitë për ta fituar atë janë zvogëluar. Ky ndryshim krijon frustrim dhe për mendjet e deformuara mundtë prodhojë agresion.

Nuk është rastësi që tensioni ndaj figurave të teknologjisë është rritur. Rritja e incidenteve dhe kërcënimeve ndaj figurave të teknologjisë, si Sam Altman, tregon se ajo nuk shihet më vetëm si progres, por edhe si burim pasigurie për jetët e profesionistëve të rinj. Megjithatë, dhuna mbetet rezultat i një ndërthurjeje më të thellë faktorësh të dobët psikologjikë dhe personalë.

Rasti i Cole Tomas Allen nuk duhet të përdoret për të ulur apo përçmuar vlerën e arsimit, as për të stigmatizuar profesionin e IT apo për të forcuar paragjykime të vjetra. Ai duhet të lexohet si një paralajmërim për diçka më të thellë, aftësinë e mendjes njerëzore për të ndërtuar narrativa që justifikojnë edhe të pajustifikueshmen.

Në fund, pyetja nuk është pse një i arsimuar bëri këtë. Pyetja është pse një mendje, cilado qoftë ajo, arrin në pikën ku dhuna i duket zgjidhje. Dhe nëse nuk e bëjmë këtë dallim, rrezikojmë të luftojmë stereotipe, ndërkohë që problemi i vërtetë mbetet i paprekur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0