Mektrin Marine ka marrë zyrtarisht përfaqësinë e Bluegame Yachts, marka italiane e cila ripërkufizoi konceptin e lundrimit modern përmes dizajnit inovativ, performancës së avancuar dhe filozofisë së saj unike “pa kompromis”. Me këtë bashkëpunim, Mektrin bëhet përfaqësues zyrtar i Bluegame në Shqipëri, duke sjellë në treg një prej emrave më të njohur dhe të veçantë të industrisë ndërkombëtare të jahteve luksoze.
I themeluar në 2004 mbi idenë për të sfiduar standardet tradicionale të sektorit, Bluegame është bërë simbol i një qasjeje të re ndaj luksit në det. Kompania lindi si bashkëpunim midis marinarit olimpik Luca Santella dhe arkitektit nautik Lou Codega. Si rezultat, çdo model Bluegame dallohet menjëherë për linjat moderne, arkitekturën funksionale dhe kombinimin e elegancës italiane me prakticitetin, duke krijuar një eksperiencë lundrimi që vendos pronarin dhe stilin e jetesës në qendër të çdo detaji.
Në 2018 Bluegame u bë pjesë e San Lorenzo Group, një nga emrat më prestigjiozë globalisht në prodhimin e jahteve dhe superjahteve të personalizuara. Ky hap shënoi një fazë të re zhvillimi për markën, duke i dhënë mundësi të zgjerojë gamën e saj dhe të forcojë më tej identitetin si një brand inovativ me karakter të dallueshëm.
Gama e jahteve Bluegame tashmë të disponueshme në Mektrin përfshin:
Seria BG: Linja që nisi historinë e markës. Këto jahte njihen për funksionalitetin e tyre unik, duke kombinuar elementë të open boat, day cruiser, fisherman dhe walk-around në një koncept të vetëm.
Seria BGX: Një linjë inovative me një dizajn modern dhe organizim të brendshëm krejt ndryshe nga standardet tradicionale të jahteve. E krijuar me fokus te pronari, jahtet BGX ofrojnë fleksibilitet maksimal midis privatësisë dhe jetës sociale në bord.
Seria BGM: Këto jahte lindën nga interpretimi revolucionar i Bluegame për botën e catamarans. Kjo linjë kombinon avantazhet e monohull dhe multihull për të ofruar më shumë hapësirë, stabilitet dhe efikasitet, duke krijuar një segment krejt të ri në treg.
Seria BGF: BGF është vizioni i Bluegame për të ardhmen e jahteve, duke sjellë teknologjinë e avancuar të motorëve me hidrogjen në segmentin premium.
Me ardhjen e Bluegame, Shqipëria përfshihet më fuqishëm në hartën mesdhetare të nautikës, duke sjellë luksin dhe përvojën e vërtetë italiane të detit më pranë publikut vendas dhe rajonal. Për më shumë informacion mbi modelet dhe shërbimet, mund të vizitoni showroom-et Mektrin ose faqen zyrtare të web-it: https://mektrin.al/en/mjete/marina
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto



