Nga Fatima Gorezi – Agroturizmi po transformon fytyrën e fshatrave shqiptare, duke i kthyer në destinacione tërheqëse për turistët që kërkojnë përvoja autentike, lidhje me natyrën dhe traditat lokale. Në vetëm pak vite, sektori ka shënuar rritje me mbi 200 oferta anembanë Shqipërisë dhe një pjesëmarrje të lartë të të rinjve dhe grave, duke rikthyer energji dhe jetë në komunitetet rurale. Megjithatë sfidat janë prezente. Ka ende shumë për të bërë sa u përket standardeve të shërbimit, certifikimi i subjekteve të agroturizmit mbetet i kufizuar, infrastruktura mbështetëse shpesh mungon dhe kapitali njerëzor nuk është gjithmonë i mjaftueshëm për të garantuar qëndrueshmëri dhe konkurueshmëri në tregjet ndërkombëtare. BusinessMag bisedoi me Sofjola Kotellin, drejtuese e turizmit rural pranë GIZ Shqipëri, e cila nxjerr në pah nevojën për rritjen e cilësisë dhe profesionalizmit, për lidhje më të fortë me natyrën, me produktet dhe përvojat lokale si dhe për krijimin e politikave dhe investimeve që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm, fuqizimin e grave dhe zgjerimin e mundësive ekonomike për komunitetet rurale. Ky është rrugëtimi që mund ta bëjë agroturizmin shqiptar një konkurrent të fortë mes destinacioneve ndërkombëtare.
Si e shihni zhvillimin e agroturizmit në Shqipëri në vitet e fundit dhe cilat janë mundësitë më premtuese për tërheqjen e turistëve? Po sfidat dhe problemet më të mëdha?
Agroturizmi është sot një nga sektorët më dinamikë dhe me potencial gjithnjë në rritje përsa i takon kontributit të tij në zhvillimin e turizmit shqiptar.
Në punën tonë në GIZ, prej më shumë se gjashtë vitesh, me fondet e qeverisë gjermane, zvicerane dhe britanike si dhe në kuadër të tematikës së qëndrueshmërisë ekonomike, kemi ndjekur nga afër ecurinë e sektorit, potencialin e tij, si dhe sfidat me të cilat ai përballet.
Në punën tone të përditshme, prej më shumë se 6 vitesh lidhur me këtë sektor në kuadrin e projektit te Zhvillimit të Qëndrueshëm Rural zbatuar nga GIZ dhe financuar nga qeveria gjermane, zvicerane dhe ajo britanike, kemi prekur nga afër ecurinë e sektorit, potencialet e tij, por padyshim edhe sfidat.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto