Philip Morris International (PMI) ka publikuar rezultatet e Raportit Vjetor të Performancës 2025, me titull “Change in Motion”, duke dëshmuar progres të prekshëm në transformimin e biznesit të kompanisë dhe në ambicien e saj për të krijuar njëtë ardhme pa tym.
Sipas raportit, rreth 43.5 milionë përdorues të rritur në mbarëbotën përdorin aktualisht produktet inovative pa tym të PMI, tëcilat janë të disponueshme në 106 tregje. Ky segment gjeneroi16.9 miliardë dollarë të ardhura neto, duke përbërë 41.5% të tëardhurave totale vjetore të kompanisë, çka sinjalizon qartë njëndryshim të rëndësishëm në strukturën e industrisë.
Në të njëjtën kohë, PMI vijon të operojë globalisht përmes njërrjeti prej më shumë se 20,700 furnitorësh dhe mbi 84,900 punonjësish. Kompania menaxhon 50 objekte prodhimi në 31 vende, nga të cilat 21 janë të dedikuara për prodhimin e produkteve pa tym.
“Prej më shumë se një dekade, PMI është përpjekur të udhëheqëndryshimin në industri duke u larguar nga cigaret, dhe kytransformim shkon përtej inovacionit të produkteve. Transformimi nuk është një projekt me një afat të paracaktuar, por një proces i vazhdueshëm përmirësimi, inovacioni dhepërshtatjeje që na mban të vlefshëm dhe të qëndrueshëm nëtreg,” u shpreh Jacek Olczak, Drejtor Ekzekutiv i Philip Morris International.
Raporti i vitit 2025 shënon gjithashtu përmbylljen e Roadmap 2025 duke komunikuar arritjet për secilin objektiv të prezantuarnga kompania në vitin 2020, si dhe nisjen e një faze të re strategjike – Value Plan 2030+, i cili do të udhëheqë rrugëtimine mëtejshëm drejt rritjes së qëndrueshme.
Gjatë vitit 2025, PMI forcoi më tej qasjen e saj ndajqëndrueshmërisë duke përcaktuar gjashtë prioritete kryesore: konsumatorët dhe ndikimi i produkteve në shëndet, ekonomiaqarkulluese, ndryshimet klimatike, natyra dhe biodiversiteti, fuqia punëtore e kompanisë dhe punonjësit në të gjithë zinxhirine vlerës. Këto prioritete janë të integruara në strategjinë afatgjatëtë kompanisë.
“Plani ynë përcakton qartë se çfarë mund të kontrollojmëdrejtpërdrejt dhe çfarë kërkon veprim e bashkëpunim me partnerë të tjerë, duke vendosur një bazë të fortë për një ndikimefektiv. Në këtë frymë, prezantojmë Value Plan 2030+ si njëftesë për dialog, një platformë bashkëpunimi dhe njëudhërrëfyes për kapitullin e ardhshëm – duke e shndërruarqëndrueshmërinë në vlerë afatgjatë për biznesin,” tha Jennifer Motles, Drejtoreshë për Qëndrueshmërinë në PMI.
Një aspekt i rëndësishëm i qasjes së qëndrueshme të biznesit tëPMI–së është zbatimi i vazhdueshëm i programeve Youth Access Prevention (YAP), të cilat synojnë parandalimin e aksesittë të miturve në produktet e nikotinës përmes aktiviteteveedukative dhe ndërgjegjësuese në terren. Deri në fund të vitit2025, këto programe janë zbatuar në të gjitha tregjet ku operon kompania (duke mbuluar 98% të volumit të produkteve) dheduke tejkaluar objektivat e paracaktuar.
Në Shqipëri, programi YAP ka qenë aktiv prej vitesh. Vetëmgjatë vitit 2025, 100% e rrjetit të shitjes direkte dhe indirekte me të cilin bashkëpunon kompania – më shumë se 4,000 pika shitjeje – u përfshi në komunikimet e programit. Shitësit inënshtrohen trajnimeve vjetore, ndërsa një formë e rëndësishmekomunikimi me konsumatorët e rritur janë edhe stikeratinformues të vendosur në pikat e shitjes, të cilët theksojnë qartëndalimin e shitjes së produkteve të nikotinës për të miturit.
Me Value Plan 2030+, PMI e përkufizon fazën e ardhshme tëstrategjisë së saj jo si një destinacion përfundimtar, por si njëproces në zhvillim të vazhdueshëm, me fokus të qartë nëkrijimin e një të ardhmeje pa tym dhe në ofrimin e vlerësafatgjatë për shoqërinë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto