Rodger Werkhoven, pionier i inteligjencës artificiale gjenerative (GenAI) dhe ish-konsulent kreativ i pavarur për OpenAI, së bashku me bashkëpunëtorin e tij të gjatë, Marcel Ossendrijver, producent i njohur ndërkombëtarisht i reklamave, po vijnë në “PowerToHR” për të sjellë eksperiencën e tyre unike drejtpërdrejt tek profesionistët e rajonit.
Me mbi 30 vite përvojë në transformimin e kreativitetit digjital dhe bashkëpunime me marka globale si Sony, Philips, Hyundai/KIA dhe Boston Dynamics, Rodger ka qenë pjesë e testimit dhe lansimit të DALL·E 2 dhe ka zhvilluar një nga të parat rrjedha kreative multimodale për animacione me AI, që çoi te filmi i shpërblyer “Let’s Be Friends”.
Lexo edhe:Shqiptari i Microsoft vjen në PowerToHR për të treguar çfarë i pret bizneset!
Marcel sjell mbi katër dekada eksperiencë në prodhim dhe menaxhon projektet dhe prezantimet e Rodgerit, duke kontribuar gjithashtu në avancimin e punës kreative me inteligjencë artificiale.
Pjesëmarrja e tyre në PowerToHR do të ndryshojë mënyrën se si profesionistët mendojnë për AI, kreativitetin dhe inovacionin. Ky është një mundësi e rrallë për të mësuar drejtpërdrejt nga ekspertë që kanë formësuar të ardhmen e kreativitetit digjital global.
PowerToHR është samiti më i madh i HR në rajon, që bashkon profesionistë, liderë dhe inovatorë nga Ballkani. Me dy ditë dhe mbi 100 (6 dhe 7 maj) me sesione interaktive, ofron njohuri nga ekspertë vendorë dhe globalë, rrjetëzim profesional dhe eksplorim të temave kyçe të punës moderne.
Future is now. Krijo të ardhmen tënde në samitin që hap mundësitë e reja. Bleje biletën tani në këtë link: https://www.powertohr.com/ticket?lang=alb
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto