Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri në tremujorin e katërt të vitit 2025 ishte 86.984 lekë, duke shënuar një rritje prej 4,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe 4,4% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025.
Sipas sektorëve ekonomikë, pagat më të larta se mesatarja kombëtare u regjistruan në:
-Financa dhe Sigurimet: 173.283 lekë
-Informacion dhe Komunikacion: 131.165 lekë
Rritja më e madhe vjetore u regjistrua në sektorin Informacion dhe Komunikacion (7,9%), ndërsa rritja më e ulët ishte në sektorin Arte, Argëtim dhe Çlodhje (2,2%).
Lexo edhe: Zgjerimi i BE-së mund të sjellë më shumë investime në Shqipëri dhe Ballkan
Sa i përket profesioneve, më paguarit mbi mesataren kombëtare ishin:
-Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë: 135.223 lekë
-Specialistë me arsim të lartë: 115.228 lekë
Rritja më e madhe vjetore e pagave u regjistrua në Forcat e Armatosura (10,6%), e ndjekur nga Nëpunësit (6,2%), ndërsa rritja më e ulët ishte në profesionet e menaxherëve dhe drejtuesve të lartë (3,3%).
Shpërndarja e të punësuarve sipas niveleve të pagës tregon një zhvendosje drejt pagave më të larta: pjesa e të punësuarve me paga mbi 120 mijë lekë u rrit nga 14,1% në 16,2%, ndërsa grupi me paga deri në nivelin minimal ra nga 14,2% në 12,8%. Krahasuar me tremujorin e tretë 2025, grupi mbi 120 mijë lekë vazhdoi rritjen, ndërsa grupet me paga midis 40.001–95.000 lekë shënuan ulje të lehtë, duke reflektuar një përqendrim më të madh të punësuarve në nivelet më të larta të pagës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto