Abuzime me çmimet? Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve - Business Magazine Albania

Abuzime me çmimet? Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut të karburanteve

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar nisjen e monitorimit të tregut të karburanteve, duke përqendruar vëmendjen tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë dhe me shumicë.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjitha kompanitë që operojnë në tregun e karburanteve janë aktualisht nën vëzhgim, ndërsa çdo luhatje e çmimeve që tejkalon ndryshimet e regjistruara në bursat ndërkombëtare do të shqyrtohet me seriozitet. Autoriteti deklaron se, në përputhje me ligjin nr. 9121/2003, do të ndërmarrë masat e nevojshme për të parandaluar sjellje jo konkurruese.

Në tregjet ndërkombëtare, çmimet e karburanteve përditësohen vazhdimisht, duke reflektuar faktorë si oferta, kërkesa dhe zhvillimet ekonomike apo gjeopolitike. Prandaj, luhatjet në tregun vendas duhet të jenë proporcionale dhe në harmoni me bursën. Çdo devijim i pajustifikuar, qoftë rritje e shpejtë apo më e theksuar, mund të tregojë praktika jo konkurruese,” njofton Autoriteti.

Lexo edhe: Shqipëria dhe Kosova në valën e shtrenjtimit global të naftës

Autoriteti thekson se nuk do të tolerohen asnjë formë koordinimi të çmimeve, abuzim me pozicionin dominues apo praktika të bashkërenduara midis operatorëve, duke synuar ruajtjen e konkurrencës së ndershme dhe stabilitetin e tregut të karburanteve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0