10 kompanitë më të vlefshme në botë në vitin 2026 - Business Magazine Albania

10 kompanitë më të vlefshme në botë në vitin 2026

10 kompanitë më të vlefshme në botë në vitin 2026

Sipas të dhënave të publikuara më 25 shkurt 2026, kompania më e vlefshme në botë është Nvidia, me një kapitalizim tregu prej rreth 4.8 trilionë dollarësh. Ajo ka kaluar sërish gjigantë si Apple dhe Alphabet, falë rritjes së fortë të shitjeve, veçanërisht në fushën e inteligjencës artificiale (AI).

Teknologjia vazhdon të dominojë renditjen globale: 7 nga 10 kompanitë më të vlefshme janë kompani teknologjie. Rritja e kërkesës për çipa dhe zgjidhje AI ka ndikuar ndjeshëm në këtë klasifikim. Një fakt interesant: përveç Nvidia-s, edhe kompani të tjera të lidhura me industrinë e gjysmëpërçuesve (semiconductor), si TSMC dhe Broadcom, renditen shumë lart në listë.

Lexo edhe: Apple zbulon një “Experience” misterioze më 4 Mars, çfarë po planifikon gjiganti i teknologjisë?

 Top 10 kompanitë më të vlefshme në botë (2026)

  1. Nvidia  – 4.77 trilionë $

  2. Apple  – 4.03 trilionë $

  3. Alphabet  – 3.79 trilionë $

  4. Microsoft  – 2.98 trilionë $

  5. Amazon  – 2.26 trilionë $

  6. TSMC  – 2.01 trilionë $

  7. Saudi Aramco  – 1.66 trilionë $

  8. Meta Platforms – 1.65 trilionë $

  9. Broadcom – 1.58 trilionë $

  10. Tesla  – 1.57 trilionë $

Kjo renditje tregon qartë se Shtetet e Bashkuara dominojnë ekonominë globale për nga kapitalizimi i tregut, pasi shumica e kompanive në krye janë amerikane. Në të njëjtën kohë, Inteligjenca Artificiale dhe industria e gjysmëpërçuesve po shndërrohen në motorët kryesorë të rritjes ekonomike, duke shtyrë përpara kompani si Nvidia, TSMC dhe Broadcom. Ndërsa energjia vazhdon të ketë peshë përmes Saudi Aramco, fokusi kryesor i tregjeve financiare është zhvendosur drejt teknologjisë, infrastrukturës dixhitale dhe inovacionit.

Në vitin 2026, vlera e një kompanie nuk matet më vetëm nga madhësia e saj tradicionale, por nga aftësia për të udhëhequr në epokën e inteligjencës artificiale dhe transformimit digjital.

Numri i plotë i kompanive më të vlefshme në botë për 2026

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0