Studimi: Chatbot-et me AI paraqesin rrezik kur japin këshilla mjekësore - Business Magazine Albania

Studimi: Chatbot-et me AI paraqesin rrezik kur japin këshilla mjekësore

Studimi: Chatbot-et me AI paraqesin rrezik kur japin këshilla mjekësore

Chatbot-et me inteligjencë artificiale (AI) japin këshilla mjekësore të pasakta dhe të papërshtatshme, që mund të paraqesin rreziqe për përdoruesit, sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit.

Studimi zbuloi se njerëzit që përdorin AI për këshilla shëndetësore marrin një përzierje përgjigjesh të mira dhe të këqija, gjë që e bën të vështirë të dallosh se cilat këshilla duhet të ndiqen.Në nëntor 2025, një sondazh i Mental Health UK tregoi se më shumë se një në tre banorë të Mbretërisë së Bashkuar përdorin tashmë AI për të mbështetur shëndetin mendor ose mirëqenien e tyre.Dr. Rebecca Payne, udhëheqëse e studimit, tha se mund të jetë “e rrezikshme” që njerëzit të pyesin chatbot-et për simptomat e tyre.

Si u zhvillua studimi

Studiuesit u dhanë 1,300 personave skenarë të ndryshëm, si për shembull dhimbje të forta koke ose një nënë e re që ndjehej vazhdimisht e lodhur. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe, ku njëri grup përdori AI-në për të kuptuar se çfarë mund të kenë dhe për të vendosur çfarë veprimi të merrnin më pas. Studiuesit pastaj vlerësuan nëse pjesëmarrësit identifikuan saktë problemin dhe nëse duhej të shkonin tek mjeku i familjes ose në urgjencë. Rezultatet treguan se njerëzit që përdorën AI shpesh nuk dinin çfarë të pyesnin dhe merrnin përgjigje të ndryshme në varësi të mënyrës se si e formulonin pyetjen. Chatbot-i jepte një përzierje informacioni, dhe pjesëmarrësit e kishin të vështirë të dallonin çfarë ishte e dobishme dhe çfarë jo.

Dr. Adam Mahdi, autor kryesor i studimit, tha për BBC-në se edhe pse AI mund të japë informacion mjekësor, njerëzit “vështirë se marrin këshilla të dobishme prej tij”. “Njerëzit japin informacion gradualisht,” tha ai.“Shpesh lënë gjëra jashtë, nuk përmendin gjithçka. Pra, në studimin tonë, kur AI-ja listonte tre gjendje të mundshme, njerëzit mbeteshin të zgjidhnin se cila prej tyre mund të përshtatej. Këtu është momenti kur gjërat mund të shkojnë keq.”

Lexo edhe: Studimi: Kompanitë që bënë largime nga puna për shkak të AI, po ripunësojnë punonjësit e tyre!

Autori kryesor Andrew Bean shtoi se analiza tregon se ndërveprimi me njerëzit paraqet një sfidë “edhe për modelet më të avancuara të AI-së”. “Shpresojmë që ky punim të kontribuojë në zhvillimin e sistemeve më të sigurta dhe më të dobishme me AI,” tha ai.

Dr. Amber W. Childs, profesoreshë e asociuar e psikiatrisë në Yale School of Medicine, tha se pasi chatbot-et trajnohen mbi praktikat dhe të dhënat mjekësore aktuale, ato gjithashtu mund të përsërisin paragjykime të “ngulitura” në praktikën mjekësore për dekada. “Një chatbot është aq i mirë sa janë diagnostikuesit e përvojës së gjatë, që nuk janë të përsosur as ata,” tha ajo.

Ndërkohë, Dr. Bertalan Meskó, redaktor i The Medical Futurist, që parashikon tendencat teknologjike në shëndetësi, tha se po vijnë zhvillime të reja në këtë fushë. Ai përmendi se dy zhvillues kryesorë të AI-së, OpenAI dhe Anthropic, kanë nxjerrë versione të dedikuara për shëndetin e chatbot-eve, të cilat sipas tij “do të japin patjetër rezultate të ndryshme në një studim të ngjashëm”. Qëllimi, sipas tij, duhet të jetë “përmirësimi i vazhdueshëm” i teknologjisë, veçanërisht versionet e lidhura me shëndetin, duke pasur rregullore të qarta kombëtare, kufij ligjorë dhe udhëzime mjekësore.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0