Magjia e fundvitit në zyrë. Përvojat dhe dhuratat që flasin për kulturën e kompanisë - Business Magazine Albania

Magjia e fundvitit në zyrë. Përvojat dhe dhuratat që flasin për kulturën e kompanisë

Festat e fundvitit në zyrë nisin të ndihen që në shtator, kur kthehemi nga pushimet pak a shumë. Jo më darkë rutinë ku festohet, zgjidhet punonjësi i vitit e të tjera si këto, tani kompanitë po kërkojnë ambiente që frymëzojnë, që sjellin afër njerëzit dhe i japin ekipit ndjesinë se vlerësohen realisht. Sot, tendencat (ndër)kombëtare flasin për këto pesë lloje vendesh ku mund të festohet:

Pushime në natyrë

Larg zhurmës së qytetit, mes gjelbërimit dhe hapësirave të lira. E kemi parë viteve të fundit që pikniku ka qenë pjesë e shumë fundjavash mes kolegësh, por natyra është mike dhe e dimrit, ka aktivitete të ndryshme. Ndoshta dhe pushime të bardha, biseda të sinqerta, lojëra të thjeshta, ecje që në fund të ditës krijojnë atmosferën ideale për t’u rilidhur me njëri-tjetrin.

Agroturizëm

Vijojmë te natyra, por këtë herë tek tendenca e re mbi fermat e shpërndara nëpër vend dhe agroturizmin, kthimin te shija e jetës. Gjendemi mes natyrës, aromave natyrale dhe ushqimit të freskët. Nuk kërkojnë luks, por ofrojnë autenticitet… dhe pikërisisht aty qëndron qetësia që i bashkon njerëzit.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0