LinkedIn jep këshillën nr. 1 për të rinjtë që kërkojnë punë në 2026 - Business Magazine Albania

LinkedIn jep këshillën nr. 1 për të rinjtë që kërkojnë punë në 2026

Të rinjtë që janë në fillimet e karrierës po përballen sot me një nga tregjet më të vështira të punës në vitet e fundit. Konkurenca është e lartë, vendet e lira janë më të pakta dhe aplikimet për çdo pozicion janë në rritje. Në këtë realitet, LinkedIn vjen me një këshillë të qartë për vitin 2026, mos e neglizhoni fillimin nga bizneset e vogla.

Në parashikimet e tij për vitin e ardhshëm, platforma profesionale thekson se lëvizja më e mirë në karrierë për punëkërkuesit entry-level është të “fillojnë nga e vogla”. Sipas LinkedIn, kompanitë me më pak se 250 punonjës pritet të jenë destinacioni kryesor për të rinjtë në kërkim pune në 2026.

Pse bizneset e vogla janë një mundësi reale

“Kur shohim se kush po punëson sipas madhësisë së kompanisë, bizneset e vogla vazhdojnë të ofrojnë shumë avantazhe për të rinjtë,” thotë Karin Kimbrough, kryeekonomiste e LinkedIn, për CNBC Make It.

Të dhënat globale e mbështesin këtë ide:

  • Rreth 90% e bizneseve në botë janë të vogla ose të mesme

  • Ato krijojnë më shumë se 50% të vendeve të punës globalisht

  • Në këto kompani, të rinjtë dhe punonjësit në fazat e hershme të karrierës përbëjnë një përqindje më të lartë sesa në korporatat e mëdha

“Kur mendon për mundësitë reale, aty është mënyra më e mirë për të nisur,” thekson Kimbrough.

Një treg pune gjithnjë e më i ashpër për të rinjtë

Pamja për punëkërkuesit e rinj nuk ka qenë pozitive vitet e fundit. Sipas një raporti të LinkedIn:

  • Punësimet entry-level kanë rënë me 23% që nga marsi 2020

  • Në të njëjtën periudhë, punësimi total ka rënë me 18%

Ndërkohë, sipas të dhënave të Federal Reserve, në shtator 2025:

  • Papunësia për moshat 20–24 vjeç ishte 9.7%,

  • Më shumë se dyfishi i normës së përgjithshme të papunësisë, që ishte 4.4%

“Në këtë treg ka shumë më tepër aplikime për çdo vend pune,” thotë Kimbrough. “Bizneset e vogla janë porta më e mirë e hyrjes në treg.”

Përvoja, më e rëndësishme se emri i madh

Në kompanitë shumë të mëdha, pjesa e punonjësve entry-level po mbetet e njëjtë ose po zvogëlohet, sipas një raporti të LinkedIn në tetor.

Për të rinjtë që sapo diplomohen, mesazhi është i qartë: përvoja ka më shumë peshë sesa logoja e kompanisë në CV.

“Gjëja më e rëndësishme për të sapodiplomuarit është të futen në tregun e punës,” thekson Kimbrough.
“Nëse nuk po gjejnë hapësirë në kompani të mëdha që nuk po punësojnë si më parë, le të mos harrojnë bizneset e vogla që i rrethojnë.”

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0