Edicioni i dytë i Tirana Slush’D u mundësua dhe u organizua me perkushtim nga B Limitless Agency. Nën drejtimin e Boralda Minaj, CEO e B Limitless dhe bashkëthemeluese e Tirana Slush’D, së bashku me Enxhi Minaj dhe Tai Tran, pjesë e rrjetit global të Slush një nga platformat më të mëdha në botë që lidh startup-e, investitorë dhe inovatorë nga e gjithë bota. Ky edicion u përmbyll me sukses duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm për zhvillimin e ekosistemit të startup-eve dhe inovacionit në Shqipëri.
Eventi mblodhi mbi 50 Startupe nga Shqiperia dhe Kosova, 10 fondacione kapitali rreziku (VC) dhe investitorë ndërkombëtarë nga Finlanda, Norvegjia, Holanda, Ballkani, Europa dhe Silicon Valley, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me potencialin e startup-eve shqiptare.
Pas një faze garuese intensive, 10 startup-e finaliste prezantuan idetë e tyre përpara jurisë ndërkombëtare, duke konkurruar për çmime dhe mundësi konkrete bashkëpunimi me investitorët.
Fituesi i edicionit të II te Tirana Slush´D
Çmimin kryesor “Opportunity Prize” me vlerë deri në 300,000 euro e fitoi startup-i LekoTech, themeluar nga Nikolin Ngjela, një projekt që u vlerësua për inovacionin dhe potencialin e tij të lartë për rritje.
Ky çmim u mundësua nga Fil Rouge Capital, një nga fondet më të njohura të kapitalit në rajon.
Rrugëtimi drejt Slush Helsinki 2025
Nëpërmjet mbështetjes së EU4Innovation, pesë startup-e finaliste — LekoTech , PayStorm AI, Doll’App, Katalogim dhe Great Shift , do të udhëtojnë në Helsinki, Finlandë, më 19–20 Nëntor 2025, për të marrë pjesë në Slush HQ, një nga ngjarjet më të mëdha botërore të teknologjisë dhe inovacionit.
Ato do të kenë mundësinë të takohen me qindra investitorë globalë, mentorë dhe partnerë potencialë.
Gjithashtu, startup-i Pronto Korrier u vlerësua me dy bileta hyrëse për në Slush Helsinki, të mundësuara nga Business Finland.
Një edicion që solli ndryshim
Tirana Slush’D 2025 solli një atmosferë të jashtëzakonshme bashkëpunimi, energjie dhe vizioni, duke bërë që Tirana të kthehet në një pikë takimi rajonale për inovacion dhe investime teknologjike.
Nëpërmjet paneleve tematike, takimeve “face-to-face”, dhe prezantimeve të startup-eve, u hapën ura të reja bashkëpunimi mes aktorëve publikë, privatë dhe ndërkombëtarë.
Fjalët e organizatores
“Ky edicion tregoi se Shqipëria ka talente, ide dhe energji për të qenë pjesë e hartës globale të inovacionit. Falë partnerëve tanë, arritëm të krijojmë një platformë reale që lidh idetë me kapitalin dhe ëndrrat me mundësitë,”
— Boralda Minaj, Themeluese & Administratore e B Limitless / Tirana Slush’D
Tirana Slush’D 2025 u organizua nga B Limitless Agency, në partneritet me Startup Albania dhe Eu4Innovation, me mbështetjen e Fil Rouge Capital, EBRD, Unioni Financiar Tirane, EIT Community Hub, Junior Achievement of Albania, Enterprise Europe network albania & AIDA, Swiss Ep,Easypay, Business Finland, si dhe shumë aktorë të tjerë publikë e privatë.
Ky edicion konfirmoi edhe një herë se ekosistemi shqiptar i startup-eve po rritet me hapa të sigurt drejt një të ardhmeje më inovative dhe të lidhur me tregjet globale.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto