Avioni që nuk përplaset kurrë? Studentët krijojnë sistemin e mbijetesës REBIRTH - Business Magazine Albania

Avioni që nuk përplaset kurrë? Studentët krijojnë sistemin e mbijetesës REBIRTH

Avioni që nuk përplaset kurrë? Studentët krijojnë sistemin e mbijetesës REBIRTH

Pas aksidentit tragjik të kompanisë Air India, një grup inxhinierësh kanë krijuar një sistem të ri sigurie të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, me synimin për të parandaluar fatkeqësi të ngjashme në të ardhmen. Ideja e tyre duket thuajse e pabesueshme — një avion i pajisur me airbagë të jashtëm, por sipas tyre mund të shpëtojë jetë.

Ky koncept i pazakontë, i quajtur Project REBIRTH, është futur në finalen e James Dyson Award, çmimi që vlerëson shpikjet që mund të ndryshojnë botën. “Projekti REBIRTH është sistemi i parë i mbijetesës së përplasjeve i fuqizuar nga AI,” shkruhet në përshkrim. “Ai përdor airbagë inteligjentë, lëngje që thithin goditjen dhe shtytje të kundërt në ajër, duke e kthyer një përplasje fatale në një ulje të mbijetueshme.” Sipas krijuesve, sensorët e AI-së zbulojnë momentin kur një përplasje është e pashmangshme dhe aktivizojnë airbagët që rrethojnë trupin e avionit, duke e kthyer në një “kokërr kokoshke gjigande”. Në teori, kjo mbrojtje siguron që ulja të mos jetë fatale, pavarësisht shpejtësisë së avionit.

Inspirimi nga tragjedia e Air India

Autorët e këtij projekti, Eshel Wasim dhe Dharsan Srinivasan nga kampusi i Dubait i Birla Institute of Technology and Science, u frymëzuan nga aksidenti tragjik i fluturimit Air India 171 në qershor. Avioni 787-8 Dreamliner u rrëzua në Ahmedabad vetëm 30 sekonda pas ngritjes drejt Londrës, duke marrë jetën e 241 pasagjerëve dhe duke lënë vetëm një të mbijetuar. “Pas aksidentit, nëna ime nuk mund të flinte dot,” shkroi një nga krijuesit. “Ajo vazhdimisht mendonte për frikën që kanë përjetuar pasagjerët dhe pilotët, duke ditur se nuk kishte asnjë rrugë shpëtimi. Kjo ndjesi pafuqie na përndoqi. Pse nuk ekziston një sistem që të garantojë mbijetesë edhe pas dështimit?” Ata shtojnë: “REBIRTH nuk është vetëm inxhinieri,  është një përgjigje ndaj dhimbjes. Një premtim se mbijetesa mund të planifikohet, dhe se edhe pas dështimit mund të ketë një shans të dytë.”

Lexo edhe:Temu, aplikacioni më i shkarkuar nga shqiptarët në 2024

Si funksionon sistemi REBIRTH

Sistemi monitoron vazhdimisht lartësinë, shpejtësinë, motorët, drejtimin, zjarrin dhe reagimin e pilotit. Nëse një përplasje është e pashmangshme nën 3,000 këmbë, airbagët aktivizohen automatikisht, megjithatë, kapiteni ka ende të drejtën t’i anulojë ato. Airbagët, të ndërtuar me shtresa tekstili rezistent, dalin “nga hunda, barku dhe bishti i avionit brenda më pak se 2 sekondash”, duke thithur goditjen dhe duke mbrojtur trupin e avionit.

Sistemi përfshin edhe:

  • Shtytje të kundërt të motorëve, për të ngadalësuar zbritjen, nëse motorët funksionojnë.

  • Gas-thrusters, nëse motorët janë jashtë funksioni, për të ulur shpejtësinë me 8–20%.

  • Lëngje që ngurtësohen në momentin e goditjes, të vendosura pas mureve dhe sediljeve, për të reduktuar dëmtimet e pasagjerëve.

Sipas shpikësve, airbagët mund të shtohen edhe në avionët ekzistues, ose të instalohen në modelet e reja. Tani ata planifikojnë të bashkëpunojnë me laboratorë të aviacionit për testime të specializuara.

Çfarë pritet më tej?

Nuk dihet ende kur sistemi REBIRTH do të vihet në përdorim real, por autorët theksojnë se duan që ai të testohet, aprovohet dhe të përdoret në fluturime të vërteta. Nëse fituesit e James Dyson Award, i cili do të shpallet më 5 nëntor, do të jenë Wasim dhe Srinivasan, ata do të marrin mbi 40,000 dollarë dhe mundësinë për të krijuar kompaninë e tyre. Megjithatë, ata thonë se qëllimi i tyre nuk është fama apo fitimi financiar. “Ky konkurs është vetëm hapi ynë i parë për ta çuar vizionin tonë përpara — jo për njohje, por me shpresën që një ditë mund të shpëtojë jetë kur gjithçka tjetër dështoi,” shkruajnë ata.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0