Në krye të korporatave më të mëdha po shfaqet një brez i ri drejtuesish: Millennials - Business Magazine Albania

Në krye të korporatave më të mëdha po shfaqet një brez i ri drejtuesish: Millennials

Në krye të korporatave më të mëdha po shfaqet një brez i ri drejtuesish: Millennials

Në krye të korporatave më të mëdha po shfaqet një brez i ri drejtuesish: Millennials. Ata po zënë gjithnjë e më shumë pozicione drejtuese në vend të brezave që kanë pritur gjatë për të marrë radhën.

Të dhënat e Conference Board dhe Esgauge tregojnë se përfaqësimi i drejtuesve në të 50-at ka rënë ndjeshëm gjatë tetë viteve të fundit, ndërsa numri i CEO-ve millennials është rritur nga 13.8% në 15.1%. Ndërkohë, drejtuesit mbi 60 vjeç, pjesë e brezit të baby boomers, kanë rritur peshën e tyre nga 35.1% në vitin 2017 në 41.5%. Kjo tregon se boomers jo vetëm që vazhdojnë të mbajnë pushtetin, por edhe kur largohen, shpesh i zgjedhin millennials për t’i pasuar, duke anashkaluar ata që kanë më shumë vite përvojë. Një arsye kryesore e këtij ndryshimi lidhet me inteligjencën artificiale. Shumica e kompanive e shohin integrimin e saj si thelbësor për modelet e reja të biznesit, dhe drejtuesit që dinë ta përdorin apo ta kuptojnë më mirë këtë teknologji, konsiderohen më të përshtatshëm për të drejtuar në dekadën e ardhshme.

lexo edhe:Rusia akuzohet për sulm GPS ndaj avionit të Von der Leyen në Bullgari

Sipas një raporti të Randstad (2024), rreth 50% e millennials përdorin AI gjeneruese në punë, kundrejt 34% të brezit më të vjetër dhe vetëm 19% të boomers. Për më tepër, 55% e millennials shprehen optimistë për potencialin e AI, ndërsa kjo shifër bie ndjeshëm për punonjësit mbi 40 vjeç. Ky entuziazëm dhe gatishmëri për të përqafuar teknologjinë i bën ata kandidatë më të natyrshëm për pozicionet më të larta. Kompani të mëdha po e vërtetojnë këtë prirje në praktikë. Në vitin 2024, Red Lobster emëroi CEO-n më të ri në historinë e saj, Damola Adamolekun, në moshën 35-vjeçare. Kickstarter, platforma e njohur e financimit të projekteve, i besoi drejtimin sipërmarrësit 33-vjeçar Everette Taylor, i njohur për kontributin e tij në marketing dhe art, si dhe pjesë e listës Forbes 30 Under 30.

Ndërsa Lime, kompania e skuterëve dhe biçikletave elektrike, që prej vitit 2020 drejtohet nga Wayne Ting, i cili mori detyrën në moshën 36-vjeçare pas përvojës në Uber, Shtëpinë e Bardhë dhe Bain Capital. Ky fenomen nuk lidhet vetëm me teknologjinë, por edhe me ndryshime kulturore brenda organizatave. Punonjësit më të rinj, të lindur e rritur me internetin, kanë prirje të jenë më fleksibël, më të hapur ndaj risive dhe më të gatshëm për të eksperimentuar me modele të reja pune. Nga ana tjetër, shumë profesionistë me më shumë vite përvojë raportojnë se ndihen të anashkaluar. Studime të fundit tregojnë se 22% e punonjësve mbi 40 vjeç pohojnë se kompanitë nuk u japin më projekte sfiduese, ndërsa 16% kanë parë një prirje të qartë për të promovuar më të rinjtë. Në këtë kuptim, zgjedhja e mijëvjeçarëve në krye nuk është thjesht një pasojë e moshës, por e perceptimit se lidershipi i së ardhmes duhet të jetë i lidhur ngushtë me teknologjinë.

Epoka e AI ka ndryshuar kriteret e suksesit: nuk mjafton më vetëm përvoja dhe vitet e kaluara në karrierë, por mbi të gjitha aftësia për të kuptuar dhe udhëhequr transformimin dixhital. Mijëvjeçarët po shfaqen si gjenerata që do të udhëheqë kompanitë miliarda-dollarëshe në dekadën e ardhshme. Energjia e tyre, eksperienca e kombinuar me një qasje më të natyrshme ndaj teknologjisë dhe optimizmi për inteligjencën artificiale po i bëjnë ata drejtuesit më të kërkuar të momentit. Ndërsa brezat e tjerë mbeten më hezitues, kompanitë dërgojnë një mesazh të qartë: e ardhmja i përket atyre që përqafojnë AI.

fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0