Teknologji me kosto të fshehur? “Gray work” po rritet dhe rrezikon vendet e punës - Business Magazine Albania

Teknologji me kosto të fshehur? “Gray work” po rritet dhe rrezikon vendet e punës

puna

Teknologjia në vendin e punës po përparon me ritme të shpejta, me inteligjencën artificiale në krye, por për shumë profesionistë, kjo do të thotë të përballen vazhdimisht me mjete të reja produktiviteti. Megjithatë, jo të gjithë punonjësit besojnë se përfitimet e këtyre mjeteve ia vlejnë përballë vështirësive që sjellin.

Sipas raportit të Yooz për ‘Rezistencën ndaj Teknologjisë në Vendin e Punës’ për vitin 2025, një në shtatë punonjës refuzon të përdorë mjetet e reja, ndërsa 39% e tyre identifikohen si përdorues të pavullnetshëm, një tregues i qartë se teknologjia nuk po përqafohet me entuziazëm nga të gjithë.

Ndërkohë, raporti “Gray Work 2025” i kompanisë Quickbase, i cili anketoi mbi 2,000 profesionistë me kohë të plotë përfshirë drejtues ekzekutivë, menaxherë dhe drejtorë hedh dritë mbi mënyrën se si teknologjitë në vendin e punës po ndikojnë në produktivitetin.

Çfarë është “puna gri”?
Sipas përkufizimit të Quickbase, “gray work”  ose “punë gri” janë “kostot e fshehura të të dhënave të shkëputura dhe zgjidhjeve manuale të përkohshme” që shpesh shoqërojnë përdorimin në rritje të mjeteve digjitale dhe që çojnë në ulje të ndjeshme të produktivitetit.

Raporti tregon se 80% e të anketuarve kanë përjetuar një rritje të investimeve në mjete për menaxhimin e punës, produktivitetit dhe bashkëpunimit, një rritje krahasuar me 66% në vitin 2024,  por 59% e tyre thonë se është më e vështirë se kurrë të jesh vërtet produktiv.

Lexo edhe: Marrëdhënia punëdhënës-punëmarrës: Një balancë e sinqertë, e drejtë dhe e qëndrueshme

Për më tepër, 73% e të anketuarve thanë se përdorimi i shumë softuerëve të ndryshëm për menaxhimin e projekteve e vështirëson ndarjen e informacionit, ndërsa 75% thanë se kjo e bën të pamundur të shohin të gjitha të dhënat në një vend të vetëm.
Si rezultat, shumë punonjës theksojnë se këto mjete shkaktojnë vonesa në punë (50%), ulje të ndikimit në rezultate (53%) dhe humbje kohe (59%).

Cilët sektorë janë më të prekur?
Edhe pse kjo sfidë përballet në shumë sektorë, ajo është më e përhapur në industrinë e shërbimeve financiare/sigurimeve dhe në shërbimet profesionale, ku puna manuale është rritur përkatësisht me 67% dhe 63% krahasuar me një vit më parë.

Hulumtimi sugjeron se adoptimi më i gjerë i AI-së mund të ndihmojë për të thjeshtuar proceset dhe për të rritur produktivitetin nëpërmjet mjeteve digjitale, por nuk është pa sfidat e veta.

Pothuajse 72% e të anketuarve parashikojnë që organizatat e tyre do të rrisin buxhetin për AI gjatë vitit 2025, por 89% e tyre shprehin shqetësime të thella për sigurinë e të dhënave, përputhshmërinë dhe privatësinë.

Megjithatë, raporti thekson se ekzistojnë mënyra për të reduktuar punën gri dhe për të optimizuar përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbim të produktivitetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0