Altman shprehet i trembur nga GPT-5 - Business Magazine Albania

Altman shprehet i trembur nga GPT-5

Altman shprehet i trembur nga GPT-5

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka përshkruar GPT‑5 më shumë si një thriller sesa si një produkt të ri teknologjik. Në një episod të fundit të podcast-it This Past Weekend me Theo Von, Altman foli me tone dramatike për përvojën e tij gjatë testimeve të modelit të ri, duke shkaktuar më shumë skepticizëm sesa shqetësim real për rreziqet që donte të komunikonte.

Altman tha se GPT-5 “është jashtëzakonisht i shpejtë”, dhe pranoi se gjatë disa sesioneve ndjeu një nervozizëm të madh. Megjithëse është vetë një nga figurat kryesore pas zhvillimit të GPT‑5, Altman e krahasoi përvojën me këtë model me Projektin Manhattan, një paralelizëm i rëndë, që ngre më shumë pikëpyetje sesa jep përgjigje. Ai kritikoi ashpër mënyrën se si po qeveriset zhvillimi i inteligjencës artificiale, duke deklaruar se “nuk ka të rritur në dhomë” dhe se strukturat e mbikëqyrjes kanë mbetur prapa ritmit të zhvillimit teknologjik. Një deklaratë e çuditshme për dikë që po promovon një produkt që synon një hap të madh drejt inteligjencës së përgjithshme artificiale. Të ngresh shqetësime për rreziqet është një gjë, por të veprosh sikur nuk ke kontroll mbi performancën e modelit tënd të gjeneratës së ardhshme tingëllon disi e pasinqertë.

Lexo edhe:Si të luftoni varësinë ndaj “drogës digjitale”?!

Analizë: Frika ekzistenciale ndaj GPT-5

Nuk është plotësisht e qartë se çfarë e ka trembur Altman-in. Ai nuk dha detaje teknike mbi modelin, dhe krahasimi me Projektin Manhattan duket si një ekzagjerim i qëllimshëm. Të përmendësh pasoja të pakthyeshme dhe rreziqe globale për një model që në thelb funksionon si një auto-kompletues shumë i avancuar, krijon ndjesinë se OpenAI nuk e kupton plotësisht atë që ka ndërtuar,ose, më keq, nuk po e menaxhon me përgjegjësi.

GPT-5 pritet të lançohet së shpejti, dhe ka sinjale se do të ofrojë përmirësime të ndjeshme krahasuar me GPT-4. Komentet e Altman mbi “mendjen digjitale” mund të tregojnë për një ndryshim të mënyrës se si zhvilluesit e AI po e perceptojnë punën e tyre. Megjithatë, kjo lloj qasjeje mesianike apo apokaliptike nuk ndihmon debatin publik. Diskursi rreth AI lëviz mes entuziazmit të tepruar dhe frikës ekzistenciale, por ndoshta është koha për më shumë maturi në trajtimin e kësaj teknologjie.

Altman nuk është hera e parë që pranon hapur pasiguritë rreth zhvillimit të AI. Ai ka deklaruar edhe më parë se teknologjia mund “të shkojë shumë keq” dhe se OpenAI duhet të sillet me përgjegjësi, edhe kur synon të sjellë produkte të dobishme në treg. Por nëse GPT-5 sjell mjete më të zgjuara, ndërfaqe më miqësore dhe një logo më tërheqëse, pyetja kryesore që ngrihet ka të bëjë me pushtetin.

Nëse gjenerata e ardhshme e AI do të jetë më e shpejtë, më inteligjente dhe më intuitive, ajo do të marrë më shumë përgjegjësi në shoqëri. Dhe nëse e marrim seriozisht mënyrën si Altman flet për të, ndoshta nuk është ide e mirë që një kompani që shfaq pasiguri për vetë produktin e saj, të jetë ajo që përcakton se si ky pushtet shpërndahet.

TR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0