Bashkëthemeluesi i Twitter lançon Bitchat, aplikacionin që funksionon pa internet dhe garanton privatësi të plotë - Business Magazine Albania

Bashkëthemeluesi i Twitter lançon Bitchat, aplikacionin që funksionon pa internet dhe garanton privatësi të plotë

Bashkëthemeluesi i Twitter lançon Bitchat, aplikacionin që funksionon pa internet dhe garanton privatësi të plotë

Jack Dorsey, bashkëthemeluesi i Twitter/X, ka lançuar një aplikacion të ri mesazhesh me emrin Bitchat, i cili po tërheq vëmendjen për qasjen e tij unike: funksionon plotësisht offline, përmes teknologjisë Bluetooth Low Energy (BLE). Pa nevojë për Wi-Fi, internet mobil apo regjistrim, Bitchat krijon një rrjet komunikimi peer-to-peer me enkriptim fundor, duke e bërë atë ideal për situata emergjente, ambiente të mbipopulluara apo zona të largëta pa mbulim rrjeti.

Si funksionon Bitchat?

Bitchat përdor teknologjinë Bluetooth mesh networking, që lejon mesazhet të kalojnë nga një pajisje në tjetrën brenda një distance deri në 30 metra  dhe deri në 300 metra nëpërmjet lidhjeve me ndërmjetës. Nëse telefoni juaj lidhet me një pajisje tjetër që përdor Bitchat, dhe ajo lidhet me një tjetër, mesazhi juaj vijon rrugën pa pasur nevojë për serverë apo lidhje interneti. Është si një walkie-talkie digjital, por me nivel të lartë sigurie dhe privatësie.

Qasja që ndjek Bitchat u jep përdoruesve kontroll të plotë mbi të dhënat e tyre personale. Meqenëse mesazhet nuk kalojnë asnjëherë nëpër serverë qendrorë dhe fshihen automatikisht, rreziku për përgjime apo grumbullim masiv të të dhënave reduktohet ndjeshëm. Jack Dorsey, i cili aktualisht drejton kompaninë Block dhe është një nga promovuesit më të zëshëm të teknologjive të decentralizuara si Bluesky dhe Damus, e përshkruan Bitchat si një eksperiment në rrjete mesh përmes Bluetooth-it, relays (ndërmjetësues komunikimi), modele “store-and-forward” dhe enkriptim mesazhesh. Ai ka ndarë publikisht edhe dokumentin teknik të aplikacionit (whitepaper) dhe ftesën për versionin beta, duke gjeneruar interes të madh në komunitetet që i kushtojnë rëndësi privatësisë.

Lexo edhe:“Avenirs” – Kur teknologjia bëhet busull për zgjedhjet jetësore të të rinjve

Beta e mbushur me shpejtësi, interesi në rritje

Aktualisht, versioni beta është i fokusuar te përdoruesit e iPhone, por ekzistojnë plane për të zgjeruar mbështetjen edhe për platforma të tjera. Në të ardhmen parashikohet edhe integrimi i teknologjisë Wi-Fi Direct, e cila do të mundësojë komunikim në distanca më të mëdha dhe me gjerësi bande më të lartë, duke hapur rrugë për ndarje të përmbajtjes më të pasur, si foto dhe video. Interesi për aplikacionin është dëshmuar që në fazën fillestare – beta u plotësua shpejt, duke treguar një kërkesë në rritje për mjete komunikimi që garantojnë privatësi dhe funksionojnë offline.

Megjithëse mbetet për t’u parë nëse Bitchat do të arrijë përdorim masiv apo do të mbetet një zgjidhje për entuziastët e teknologjisë së decentralizuar, lansimi i tij shënon një hap të rëndësishëm drejt një mënyre të re komunikimi – të pavarur, të sigurt dhe të kontrolluar nga vetë përdoruesi.

TBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0