Shqipëria nis një proces investimesh për mbrojtjen kibernetike - Business Magazine Albania

Shqipëria nis një proces investimesh për mbrojtjen kibernetike

Shqipëria nis një proces investimesh për mbrojtjen kibernetike

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, ka deklaruar se Shqipëria ka nisur një proces të madh investimesh që kanë për synim mbrojtjen kibernetike dhe ku kërkohet ekspertizë e dorës së parë, ndaj dhe ekspertiza e lartë evropiane është më se e mirëpritur.

Hodaj – në mbledhjen e Asamblesë së Shoqatës së Shefave të Policisë të Evropës Juglindore (SEPCA) – ka vlerësuar se ky “është një rast i volitshëm për të shkëmbyer përvojat dhe për të ndarë idetë lidhur me mënyrat efikase të luftës kundër fenomeneve kriminale”.

“Besoj se angazhimi i secilit prej jush për këtë shoqatë ka një synim parësor: afrimin dhe forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit midis pjesëtarëve të saj”.

Sipas tij, tri janë çështjet kryesore në fokus të këtij takimi: emigracioni i paligjshëm dhe trafiku i qenieve njerëzore, lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër krimit kibernetik.

Lexo edhe:Të rinjtë dhe rreziku online. A duhet të shfaqet seriali “Adolescence” në shkollat shqiptare?

Ai po ashtu ka vlerësuar se ky bashkëpunim i ka të gjitha mundësitë që të avancojë falë natyrës së marrëdhënieve shumë të mira që kanë në nivel politik shtetet tona.

“Besoj fort se vendet tona fitojnë më shumë siguri kur agjencitë ligjzbatuese veprojnë të sinkronizuar, sidomos në strukturat policore. Në kuadër të luftës kundër krimit ndërkufitar apo kibernetik mund të përfitojmë ndjeshëm nëse koordinojmë forcat dhe burimet tona njerëzore dhe teknologjike”, ka thënë ai.

Hodaj ka thënë se bashkërendimi i aksioneve dhe puna e përbashkët e ekipeve rrisin kohezionin dhe efikasitetin e përpjekjeve për t’u shërbyer qytetarëve në vendet respektive dhe rrjedhimisht në gjithë rajonin.

“Tashmë jemi në një fazë ku kufijtë po bëhen gjithnjë e më shumë fluidë, ndërsa rreziqet hibride sa vijnë e shtohen. Ndërkaq krimi i organizuar ka aftësinë për t’u kamufluar, të përshtatet dhe të maskohet pa pasur nevojë për pasaportë apo shtet origjine”.

AP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0