4 mënyra të fshehta për të ruajtur fotot në telefonin tënd përgjith... - Business Magazine Albania

4 mënyra të fshehta për të ruajtur fotot në telefonin tënd përgjithmonë!

A e ke menduar ndonjëherë çfarë do të ndodhte nëse humb telefonin tënd sot? Jo vetëm kontakti me njerëzit, por vite të tëra kujtimesh, dasma e mikeshës më të mirë, dita kur more qenin e parë në shtëpi apo hapat e parë të nipit, do të zhdukeshin përjetë.

Lexo gjithashtu: NASA dhe Elon Musk në garë, kush do e çojë i pari njeriun në Mars?

Jetojmë në një epokë ku çdo moment mund të ruhet me një klik. Por nëse nuk ndërmerr masa për t’i mbrojtur këto kujtime, një aksident i vogël mjafton që të mbetesh vetëm me kujtimet në mendje, jo në album. Fatmirësisht, ekzistojnë mënyra të thjeshta dhe të sigurta për t’i ruajtur fotot përherë, pa pasur nevojë të jesh ekspert teknologjie.

iCloud, qiejt që ruajnë kujtimet e iPhone-it tënd
Nëse përdor një iPhone, tashmë ke 5 GB hapësirë falas në iCloud, një shërbim që jo vetëm ruan automatikisht fotot, por edhe videot, shënimet, fjalëkalimet e tua e shumë të tjera. Për më tepër, planet iCloud+ ofrojnë më shumë hapësirë me çmime simbolike dhe mundësi ndarjeje me familjen.

Si ta aktivizosh:
Shko te Settings, kliko emrin tënd > iCloud > Photos dhe sigurohu që “Sync this iPhone” është i aktivizuar. Në aplikacionin Photos, kontrollo ikonën në këndin e sipërm të djathtë për të parë nëse gjithçka po sinkronizohet siç duhet.

Lexo gjithashtu: Eurostat/Shqipëria kryesoi Europën gjatë 2024-ës me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Google Photos 
Androidistë, kjo është për ju, por edhe iPhonët janë të mirëpritur! Google Photos ofron 15 GB hapësirë falas dhe funksione inteligjente për organizimin dhe editimin e fotove. Kur sinkronizohen, fotot janë të aksesueshme nga çdo pajisje që ke.

Kujdes! Nëse je joaktiv për më shumë se 2 vite, fotot mund të fshihen.
Si ta përdorësh:

  • Android: Shkarko aplikacionin Google Photos, hyr me llogarinë Google, pastaj aktivizo opsionin “Backup”.

  • iPhone: Shkarko aplikacionin, lejo aksesin në fotot, pastaj regjistrohu dhe aktivizo “backup”.

Amazon Photos, risi për anëtarët Prime
Nëse ke Amazon Prime, ndoshta nuk e dije që ke ruajtje pa limit të fotove në cilësi të plotë! Dhe për video, ke 5 GB falas. Një mënyrë fantastike për të ruajtur gjithçka në “re”, në lidhje të vazhdueshme me pajisjet e tjera Amazon që ke.

Si funksionon:
Shkarko aplikacionin Amazon Photos, shko te profili yt > Settings > “Upload photos manually” dhe zgjidh fotot që dëshiron të ruash.

Hard Disk i jashtëm, siguria në duart e tua
Nëse nuk i beson shumë “re”-ve digjitale, një hard disk i jashtëm është zgjedhje e mençur. Harro USB-të e vogla që humbasin lehtë,  hard disqet moderne ofrojnë më shumë siguri dhe disa vijnë me enkriptim.

Si ta përdorësh:

  • Android: Përdor një adapter USB OTG për të lidhur telefonin me hard diskun dhe pastaj transfero fotot.

  • iPhone: Lidhe telefonin, hap Photos > zgjidh fotot > shtyp shigjetën lart dhe “Export Unmodified Originals” > zgjidh hard diskun dhe shtyp “Save”.

Këshilla e fundit, por më e rëndësishmja:
Më mirë të humbasësh një selfie të keqe se sa kujtimet më të bukura të jetës tënde. Mos e lër teknologjinë të të tradhtojë, përqafoje atë në mënyrë të zgjuar. Rezervimi i fotove është një investim i vogël për paqen tënde të mendjes.

 Nuk është çështje nëse do të ndodhë, por kur, andaj sigurohu sot që kujtimet e djeshme të mos bëhen thjesht… një kujtim i largët.

Nice News

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0