Samiti evropian, Tirana pret 47 liderët e kontinentit! Zbulohet axhenda - Business Magazine Albania

Samiti evropian, Tirana pret 47 liderët e kontinentit! Zbulohet axhenda

Samiti evropian, Tirana pret 47 liderët e kontinentit!

Tirana do të mirëpresë më 16 maj Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje e rëndësishme që sjell në kryeqytetin shqiptar 47 liderë nga i gjithë kontinenti.

Samiti, i organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Kryeministri Edi Rama, do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, nën moton “Evropa e re në një botë të re: unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”. Agjenda zyrtare e samitit parashikon nisjen e ceremonisë hapëse në orën 11:00, e ndjekur pas 45 minutash nga seanca plenare e parë, ku liderët do të diskutojnë mbi sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Evropës.

Pas drekës, janë planifikuar takime bilaterale, ndërsa në orën 18:30 do të mbahet konferenca përmbyllëse e përbashkët nga Kryeministri Rama dhe homologu i tij danez. Ambientet e samitit janë ngritur pas monumentit të Skënderbeut, ndërsa pjesa ballore e tyre është dekoruar me vizatime të nxënësve shqiptarë mbi perceptimin e tyre për Evropën. Në këtë kontekst, Kryeministri Rama i drejtohet Skënderbeut, duke theksuar se “më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katërta anët e Europës në sheshin tënd, o mbret”. Ai vazhdon duke shtuar se, “edhe ne, stërnipërit e tu, do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës”.

Lexo edhe:Zyrtare/Qeveria miraton fondin për startup-in e Mira Muratit

Pritja zyrtare e liderëve do të zhvillohet përpara Muzeut Historik Kombëtar, për t’u zhvendosur më pas drejt godinës së Operës dhe më tej në strukturat e posaçme të ndërtuara për këtë ngjarje. Tryezat tematike të nivelit të lartë do të trajtojnë sfidat e sigurisë dhe qëndrueshmërisë demokratike në Evropë, konkurrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike, lëvizshmërinë, si dhe fuqizimin e të rinjve në nivel kontinental. Pjesëmarrja në këtë samit konfirmon rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Shqipërisë në proceset politike evropiane.

Të pranishëm do të jenë liderë si Kryeministri britanik Keir Starmer, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministri polak Donald Tusk, Presidenti turk Recep Tayip Erdogan dhe shumë të tjerë. Disa prej liderëve pritet të mbërrijnë një ditë më parë për takime me Kryeministrin Rama.

Zyrtarisht është konfirmuar se Kryeministri britanik, Starmer, do të mbërrijë sot, nga ku do të shpallë masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm dhe grupeve kriminale që trafikojnë njerëz drejt Britanisë së Madhe. Komuniteti Politik Evropian u krijua si platformë e përbashkët politike për të forcuar bashkëpunimin dhe stabilitetin në kontinent. Takimi në Tiranë është dëshmi e rolit strategjik të Ballkanit në arkitekturën e sigurisë dhe bashkëpunimit evropian.

shqip

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0