Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave! - Business Magazine Albania

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Afëtsia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Adoleshentët, që përdorin tepër mediat sociale dhe telefonat inteligjentë, mund ta privojnë veten nga një aftësi jetësore që është thelbësore për suksesin, sipas psikologut social dhe profesorit të Universitetit të New York, Jonathan Haidt. Personat e moshës 13 deri në 18 vjeç kalojnë mesatarisht tetë orë e 39 minuta kohë para ekranit në ditë, sipas një raporti të vitit 2021 nga Common Sense Media. Për më tepër, raporti “Constant Companion” i vitit 2023 i kompanisë zbuloi se adoleshentët marrin pothuajse 240 njoftime (notifications) çdo ditë dhe i kontrollojnë telefonat e tyre mbi 100 herë.

Rezultati: Një brez njerëzish që nuk mund të përqendrohen, sipas Haidt. Dhe përqendrimi është një aftësi thelbësore për suksesin në jetë dhe në punë, theksoi psikologu social. “Është urgjente që ta ndryshoni dhe ripoziciononi trurin tuaj”, tha Haidt, i cili ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Pensilvanisë dhe shkroi librin më të shitur të New York Times, “The Anxious Generation”. Një këshillë e mirë është të bëni përmirësime menjëherë: “Nëse je në telefon deri në 10 orë në ditë dhe je deri në moshën 25 vjeç, atëherë dëmi mund të jetë i përhershëm”, tha ai. “Në moshën 25 vjeç, korteksi frontal në një farë mënyre ka mbaruar së ndryshuari. Në atë pikë, do të jetë shumë më e vështirë të rifitosh vëmendjen dhe përqendrimin.” Mediat sociale po “shkatërrojnë” aftësitë e vëmendjes dhe përqendrimit, vuri në dukje ai. Dhe pamundësia për t’u përqendruar mund t’ju pengojë personalisht dhe profesionalisht. Bëhet më e vështirë ruajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve personale, apo edhe të mbash një punë, kur ke vështirësi t’i kushtosh vëmendje kujtdo ose çdo gjëje përtej telefonit. “A mendoni se ndonjë punëdhënës do ta dojë të punësojë dikë, që nuk mund të përqendrohet në atë që duhet të përqendrohet?” pyeti ai.

The Anxious Generation Out Now. Order the Book.

Libri i Haidt, i cili lidh varësinë nga mediat sociale dhe telefonat inteligjentë drejtpërdrejt me shëndetin e dobët mendor tek të rinjtë, ka ngjallur polemika. Disa lexues besojnë se ai i lë pas dore shkaqe të tjera, po aq të rëndësishme, të ankthit dhe pakënaqësisë tek të rinjtë – gjenetika, çekuilibrat kimike të trurit dhe trauma. Megjithatë, studimet kanë treguar se zhvillimi social mund të preket, kur fëmijët dhe adoleshentët varen shumë nga pajisjet në vend që të bashkëveprojnë ballë për ballë. Dhe në vitin 2023, Kirurgu i Përgjithshëm Vivek Murthy paralajmëroi në lidhje me rreziqet e shëndetit mendor të shkaktuara nga mediat sociale dhe telefonat inteligjentë, duke cituar studime që tregojnë se këto mund të çojnë në nivele më të larta të ankthit dhe depresionit.

Lexo edhe:Nga Shqipëria në zemër të Venecias – Si Shkëlqim Baku krijoi Regina Corner, një oaz shqiptar në mes të qytetit të artit!

Ndaloni për një muaj

Haidt këshillon që të rindërtoni aftësinë për t’u përqendruar, duke vendosur për ta përdorur më pak telefonin dhe sugjeroi që një grup i vogël miqsh dhe familjarësh t’i bashkohen sfidës me ju. Kur ju vjen dëshira për të kapur telefonin, mendoni të bëni diçka tjetër: Lexoni, shkruani, hidhni disa ide në letër, shikoni një film ose dilni. Pastaj përfundojeni atë aktivitet përpara se të kaloni në diçka tjetër, rekomandoi Haidt. Dëgjoni muzikë ndërsa përpiqeni të përfundoni punët e shtëpisë ose të kryeni një punë. Edhe pse mund të duket sikur do të ketë efekt të kundërt, muzika mund t’ju ndihmojë të përqendroheni, sipas Srini Pillay, psikiatër në Harvard. “Ka shumë mënyra se si muzika mund të ndikojë në aftësinë e trurit për t’u përqendruar”, shkroi ai në vitin 2023. “Një mekanizëm përfshin uljen e stresit dhe kortizolit, gjë që lejon që qendra e vëmendjes së trurit të funksionojë pa ndërprerje.”

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0