Rreziku i ri në rekrutim, kandidatë të sajuar nga AI po pushtojnë intervistat - Business Magazine Albania

Rreziku i ri në rekrutim, kandidatë të sajuar nga AI po pushtojnë intervistat

Pas javësh me shqyrtime CV-sh, më në fund ke planifikuar një intervistë video me një kandidat premtues për një pozicion remote si zhvillues. Biseda rrjedh mirë, përgjigjet teknike janë perfekte… por diçka nuk shkon. Drita duket artificiale, lëvizjet janë robotike dhe kandidati shmang kërkesën për të rregulluar kamerën. Kujdes! Mund të kesh përballë një deepfake të krijuar nga inteligjenca artificiale. Sipas firmës së sigurisë kibernetike Palo Alto Networks, krijimi i një kandidati fake sot mund të bëhet për vetëm 70 minuta. Ndërkohë, Gartner parashikon që deri në vitin 2028, një në katër kandidatë për punë në mbarë botën do të jetë i rremë. Dhe sipas një raporti nga ResumeGenius, 17% e menaxherëve të burimeve njerëzore kanë hasur tashmë kandidatë deepfake në intervistat online.

Nëse një mashtrues i tillë futet në sistemet tuaja, ai mund të vjedhë të dhëna, të instalojë ransomware, të zhvendosë fonde ose të krijojë pika hyrje për sulme të ardhshme. Ndaj, mbrojtja kërkon sot më shumë se thjesht intuitë,  ja 5 mënyra si t’i dalloni para se të jetë vonë:

Kërkoni veprime që sfidojnë limitet e AI-së
CTO i Vidoc Security Lab, Dawid Moczadło, pati dyshime për një kandidat dhe i kërkoi të vendoste dorën para fytyrës, refuzimi i menjëhershëm i kandidatit ia konfirmoi dyshimet.
Disa truke të ngjashme:

  • Kërkoni të prekë hundën ose veshin.
  • Kërkoni të kthejë kokën shpejt për të zbuluar deformime të mundshme në imazh.
  • Kërkoni ndryshim ambienti në kohë reale, si lëvizja e dritës ose kamerës

Vini re detaje vizuale dhe teknike

Deepfake-et janë të sofistikuara, por lënë gjurmë:

  • Drita dhe skajet e fytyrës: Shikoni për përzierje të çuditshme mes fytyrës dhe sfondit.
  • Sinkronizimi audio-video: Lëvizjet e buzëve që nuk përputhen me zërin janë një sinjal alarmi.
  • Lëvizjet robotike: Shikoni për mungesë të mikro-shprehjeve natyrale të njeriut.

 Zbatoni protokolle të forta verifikimi

  • Kërkoni dokumente identiteti përpara intervistës.
  • Kërkoni testime teknike në kohë reale gjatë intervistës.
  • Ngrini politika verifikimi të qarta dhe të detyrueshme për të gjithë aplikantët.

Lexo edhe: Brezi Z përballet me frikën e recesionit, Millennials tregojnë si të mbijetosh

Bëni pyetje kontekstuale dhe kulturore
Deepfake-et mund të mësojnë përgjigje faktike, por nuk arrijnë të improvizojnë:

  • Pyetni për detaje lokale (“Na thuaj një restorant të mirë në qytetin ku ke jetuar?”).
  • Kërkoni shembuj të përvojave të punës që kërkojnë reflektim personal dhe njohuri të ambientit.

Kontrolloni shenjat teknike

Kontrolloni IP-në: Sigurohuni që vendndodhja e pretenduar përputhet me adresën IP.

  • Kini kujdes me platforma të panjohura video: Kandidatët që këmbëngulin në përdorimin e platformave të pazakonta mund të kenë diçka për të fshehur.
  • Vini re objektivin: Sektori i teknologjisë, për shkak të pagesave të larta dhe punës në distancë, është një nga shënjestrat më të preferuara të sulmeve.

E ardhmja e rekrutimit në kohën e AI
Sot, një laptop gaming dhe pak njohuri teknike mjaftojnë për të krijuar një “person” bindës online. Nëse dyshoni se një kandidat është deepfake, veproni shpejt: kufizoni aksesin e tij, auditoni sistemet dhe lajmëroni ekipin e sigurisë. Sepse kandidati më i rrezikshëm nuk është ai që e kapni, por ai që ju kalon pa u kuptuar.

Burimi: Forbes/ Përshtati: Businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0