Pas 12 javësh intensive të mbushura me mentorime, punëtori praktike dhe zhvillim të ideve, startup-et pjesëmarrëse në programin Growpreneur ditën e tyre të madhe, Demo Day, që tregoi më qartë se kurrë se Shqipëria ka potencial për t’u kthyer në një qendër të re inovacioni në rajon.
Lexo gjithashtu: Ekosistemi shqiptar i start-up-eve në rrugën e duhur, firmosen marrëveshje bashkëpunimi me rrjete ndërkombëtare investitorësh
Çdo startup prezantoi më shumë se një product, solli një vizion, një histori dhe një plan të guximshëm për të ardhmen. Në prani të investitorëve, mentorëve dhe partnerëve strategjikë, të rinjtë sipërmarrës folën për sfidat, zhvillimet dhe potencialin që kanë për të skalitur vendin e tyre në tregun vendas dhe ndërkombëtar.
Ata u përballën me pyetje të drejtpërdrejta nga investitorët. Krijuan lidhje të reja me aktorë të rëndësishëm të ekosistemit. Dhe më e rëndësishmja, dolën nga skena me më shumë sesa duartrokitje, me mundësi konkrete për investim dhe mbështetje për rritje.
Lexo gjithashtu: Growpreneur, një tjetër cikël drejt përfundimit, startup-et gati për të dalë përpara investitorëve
Çmimi Growpreneur, 1,500€ Voucher për ndërkombëtarizim
U dha për pesë startup-e që treguan gatishmëri për të kapërcyer kufijtë dhe për t’u zgjeruar jashtë Shqipërisë:
Beachmaster, një platformë që ofron menaxhim digjital për plazhet dhe shërbimet buzë detit.
Stampisti, zgjidhje për personalizimin e produkteve përmes teknologjisë së printimit.
Komuniteti, një rrjet social inovativ me fokus tek komunitetet lokale dhe bashkëpunimi qytetar.
Almanart, platformë për promovimin dhe shitjen e artit bashkëkohor shqiptar.
Switch Technologies, startup që ofron zgjidhje teknologjike për digjitalizimin e bizneseve tradicionale.
Investime dhe partneritete në horizont
Disa prej prezantimeve impresionuan aq shumë, saqë garantuan takime të drejtpërdrejta me investitorët:
- Stampisti & Komuniteti, u përzgjodhën për takime të mëtejshme nga Ravik Mima, CEO i Keiretsu Forum SEE.
- Stampisti mori një ofertë për investim prej 20,000 €, mentorim dhe mbështetje strategjike nga Rezart Lahi, Kozma Seferaj dhe Grant Van Cleve.
- Almanart siguroi interes për një investim prej 10,000 €, bashkë me ndihmë në branding dhe marketing nga Rezart Lahi.
- Switch Technologies përfitoi mentorim strategjik dhe marketing nga Tomi Kallanxhi dhe Gerti Boshnjaku, me mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.
Demo Day nuk ishte vetëm një ngjarje. Ishte një deklaratë publike se ekosistemi i inovacionit në Shqipëri po evoluon me ide të freskëta, mendësi globale dhe mbështetje reale nga investitorët.
Grant Van Cleve, President i AmCham Albania dhe një nga figurat kyçe të investimit, theksoi:
“Këta të rinj nuk kishin thjesht ide kishin vizion, aftësi dhe kurajë për të ndërtuar diçka me ndikim. Ky është fillimi i një epoke të re për sipërmarrjen në Shqipëri.”
Investitorët që sollën dritën jeshile për të ardhmen ishin:
Grant Van Cleve – AmCham Albania & Hangar75
Tomi Kallanxhi – Big Media Expert
Driton Musolli – Digit Sapiens
Gerti Boshnjaku – New Media Communications
Mark Crawford – AKSIONER Group
Kozma Seferaj – Maxbrand Albania
Rezart Lahi – SmartVest Ventures
Ravik Mima – Keiretsu Forum SEE
Aplikimet për grupin e radhës të Growpreneur janë tashmë të hapura në www.growpreneur.al.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.