42 Tirana: Modeli që të përgatit për tregun global të teknologjisë - Business Magazine Albania

42 Tirana: Modeli që të përgatit për tregun global të teknologjisë

42 Tirana: Modeli që të përgatit për tregun global të teknologjisë
~3 minuta lexim

Bota ka ndryshuar ndjeshëm qasjen ndaj tregut të punës, veçanërisht gjatë dekadës së fundit. Teknologjia dhe digjitalizimi kanë avancuar me ritme të shpejta, duke ndikuar drejtpërdrejt në zgjedhjet e të rinjve për shkollim dhe më pas në trendet e punësimit. Profesione të lidhura me programimin dhe IT-në janë ngritur në majën e piramidës së të ardhurave dhe stabilitetit profesional, një realitet që po e ndjekin gjithnjë e më shumë edhe të rinjtë shqiptarë.

Ndërkohë, sistemi tradicional arsimor shpeshherë mbetet një hap pas. Kjo ka krijuar një hendek të theksuar mes aftësive që kërkon industria dhe përgatitjes që ofrojnë institucionet klasike të arsimit. Pikërisht për të adresuar këtë boshllëk vjen më në fund edhe në Tiranë modeli “42”, një shkollë kodimi që iu përgjigjet në kohë reale nevojave të sektorit të teknologjisë.

Lexo edhe: E folura në publik është aftësia që do të përcaktojë suksesin e politikanëve dhe njerëzve të biznesit

Në këtë kontekst, shkolla e programimit “42”, e pranishme në mbi 55 kampuse në mbarë botën, përfaqëson një zgjidhje konkrete për të ngushtuar këtë hendek. Ky sistem inovativ ka ndihmuar mijëra të rinj të zhvillohen si programues, të ndryshojnë karrierë ose të fuqizojnë startup-et e tyre. Është një koncept revolucionar i mësimnxënies, që fokusohet në zhvillimin praktik të aftësive koduese, dhe mbi të gjitha, pa tarifë shkollimi. Kjo mundësi ofrohet falë mbështetjes së Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), i cili ka investuar fuqishëm në inovacion, duke e kthyer Piramidën e Tiranës në një qendër rajonale të teknologjisë.

Një tjetër avantazh i “42 Tirana” është ambienti cool, në një lokacion cool të kryeqytetit, si Piramida. Një mjedis ku studentët rriten profesionalisht, duke bashkëpunuar dhe ndihmuar njëri-tjetrin në përballimin e sfidave të ndryshme gjatë projekteve. Përmes një procesi mësimor tërësisht praktik, ata ndjekin në kohë reale përmirësimin e aftësive dhe progresin personal.

Ne u bëmë kureshtarë për këtë formulë origjinale, ndaj për të mësuar më shumë vizituam 42tirana.org dhe jua këshillojmë edhe juve, nëse jeni një i ri në kërkim të punës së ëndrrave, dikush që dëshiron të ndërrojë karrierë apo një sipërmarrës i lidhur ngushtë me teknologjinë. Pavarësisht nga përvoja apo fusha e mëparshme e studimeve, studentët e “42” zhvillojnë mendimin kritik, mësojnë të zgjidhin probleme komplekse dhe fitojnë aftësi thelbësore për tregun e punës.

“42 Tirana” nuk është thjesht një shkollë, por një platformë inovative që të përgatit për të ardhmen. Prandaj, mos humb kohë – apliko tani në 42tirana.org dhe ndrysho jetën tënde!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0