Nëse ti që po e lexon këtë lajm je një student shqiptar që jeton në SHBA apo Kanada, ky artikull është për ty. Një ndihmë e re dhe e fuqishmë në dispozicion, OpenAI po ofron dy muaj falas në ChatGPT Plus, nivelin premium të mjetit të njohur të inteligjencës artificiale.
Abonimi në ChatGPT Plus, që normalisht kushton 20 dollarë në muaj, ofron qasje në mjetet më të avancuara si:
-Modeli Deep Research, për kërkime të thelluara dhe analiza më të sakta;
-Qasje në GPT-4.5 (previeë), një version më i fuqishëm dhe më i saktë se modeli falas;
-Kufi më të larta përdorimi, më shumë pyetje, më shumë skedarë të ngarkuar dhe më shumë funksionalitete;
-Përdorim më të gjerë të mënyrës me zë dhe ndarje ekrani në kohë reale, për një përvojë më dinamike të mësimit.
Pse ia vlen ta provosh?
Nëse nuk kupton pse gabove në një ushtrim, mund t’i ngarkosh testin tënd ChatGPT-së dhe ajo do të të shpjegojë hapat e gabuar.
Nëse je duke praktikuar një gjuhë të huaj, mënyra me zë është ideale, AI mund të flasë me ty në nivelin tënd dhe të ndihmojë të përmirësohesh.
Mund të ngarkosh edhe shënimet e tua nga leksionet dhe t’i kërkosh ChatGPT-së të të krijojë kuize të personalizuara, një mënyrë perfekte për t’u përgatitur për provim në kushte të ngjashme me një test të vërtetë.
Këshillë: Mos u mbështet vetëm tek AI! ChatGPT është një mjet shumë i dobishëm, por ndonjëherë mund të japë shpjegime që, ndonëse teknikisht të sakta, nuk përputhen me përdorimin praktik në jetë reale apo në kontekstin akademik.
Si të aplikosh për ofertën falas
Oferta është e vlefshme nga 31 marsi deri më 31 maj 2025, dhe të jep dy muaj falas në ChatGPT Plus sapo ta aktivizosh.
OpenAI do të verifikojë statusin tënd si student në mënyrë automatike përmes këtyre metodave:
- Burime të autorizuara: Si p.sh. zyrat e regjistrimit të universiteteve, përmes platformës SheerID;
- Single Sign-On (SSO): Nëse është e nevojshme, do të kërkohet të hysh me kredencialet e universitetit për të vërtetuar lidhjen me institucionin.
Nëse asnjë nga këto metoda nuk funksionon, mund të kalosh në një verifikim manual, duke ngarkuar dokumente të tilla si:
-Letra pranimi;
-Kartë studentore;
-Dëshmi të regjistrimit në universitet.
Nëse universiteti yt nuk figuron në listë, mund të kërkosh që ai të shtohet përmes një formulari të veçantë që ofron OpenAI, nuk ka garanci që do të pranohet, por ia vlen të provohet për të përfituar kursimin prej 40 dollarësh.
Nëse tashmë je abonent i ChatGPT Plus?
Mos u shqetëso, OpenAI do të të shtojë dy muaj falas mbi abonimin ekzistues, kështu që nuk humbet asgjë.
Kjo është një mundësi fantastike për studentët që duan të shtojnë një “as” në mëngë gjatë përgatitjeve për provime.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.