Para se të bëhej miliarder dhe një nga fytyrat më të njohura të botës së biznesit, Mark Cuban ishte… një kamarier i thjeshtë në Dallas.
As para, as punë, as kontakte.
Por kishte një gjë që e dallonte, ai dinte të lëvizte, të vepronte, të gjente mundësinë aty ku të tjerët shihnin murin.
Ishte në fillim të të njëzetave, flinte në dyshemenë e një apartamenti të vogël që ndante me pesë shokë. Nuk kishte kursime. As ndonjë plan madhor për të ardhmen. Por kishte një armë të fuqishme në arsenalin e tij, ambicien.
Lexo gjithashtu: Oprah Winfrey krijoi pasurinë e saj me vetëm një fjali, cila ishte ajo?
Një ditë, një mik i tij i përmendi një vend pune në një dyqan lokal softuerësh. Cuban nuk dinte asgjë për kompjuterët, por kjo nuk e ndaloi.
E bindi pronarin ta punësonte, gllabëroi çdo manual teknik që i binte në dorë dhe brenda pak javësh nisi të shiste si i çmendur.
Pas një marrëveshjeje të madhe, në vend që të shkonte në punë herët, vendosi të çonte një klient për mëngjes për të festuar. Kur u kthye, e gjeti veten të pushuar nga puna.
Për shumëkënd, kjo do të ishte fundi. Për Cuban? Ishte fillimi.
Lexo gjithashtu: Si një vendim i thjeshtë e bëri Starbucks-in… STARBUCKS?
Plani i madh, 40 dollarë dhe një kartvizitë
Me vetëm 40 dollarë të huazuar nga një mik, shtypi një tufë kartvizita ku shkruhej: “PC Consultant” – Konsulent për kompjuterë.
Filloi të trokasë derë më derë, duke i ofruar bizneseve ndihmë për instalimin e sistemeve të tyre kompjuterike, shitje softuerësh dhe mbështetje teknike.
Pak nga pak, reputacioni i tij u rrit.
Eci me hapa të vegjël, por të sigurt. Punësoi staf. Zgjeroi shërbimet. Ndërtoi kompaninë MicroSolutions, të cilën më vonë e shiti për 6 milionë dollarë.
Nga miliona në miliarda
Për Cuban, 6 milionë dollarët nuk ishin një fund i lumtur, ishin thjesht një bazë për të ëndërruar më shumë.
Lexo gjithashtu: “Nice News”, si e ktheu Sean Devlin një ide të thjeshtë në një sukses me 1 milion abonentë?
Investoi në një kompani të vogël streaming-u të quajtur Broadcast.com. Kur nisi bum-i i teknologjisë, vlera e kompanisë u rrit në mënyrë të frikshme dhe Cuban e shiti në kulmin e tregut, për 5.7 miliardë dollarë në aksione, tek Yahoo.
Sot, ai është miliarder, një prej figurave më të dashura në “Shark Tank”, bashkëpronar i Dallas Mavericks dhe një simbol i suksesit të ndërtuar me këmbët në tokë dhe sytë nga yjet.
Dhe të gjitha këto nisën me… 40 dollarë.
Po, vetëm 40 dollarë, një tufë kartvizitash dhe një njeri që besonte aq shumë në veten e tij sa ishte gati të trokasë derë më derë, pa u dorëzuar.
Ndonjëherë ajo që të ndan nga ëndrra jote është vetëm një ide e vogël, një hap i parë dhe guximi për të nisur. Sepse suksesi, siç thotë vetë Cuban, nuk është për ata që presin, por për ata që veprojnë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.