Skuadrat më të vlefshme të futbollit në botë kapin një vlerë mesatare prej 2.3 miliardë dollarësh , një rritje prej 5.1% krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat për 30 skuadrat kryesore kapën mesatarisht shifrën prej 397 milionë dollarësh, ose 3% më shumë se viti i kaluar. Por fitimi operativ (pa përfshirë interesat, taksat dhe amortizimin) pati rritjen më të madhe: mesatarisht 36 milionë dollarë për klub, një rritje prej 57% nga një vit më parë.
Në krye të listës qëndron sërish Real Madrid, me një vlerë prej 6.6 miliardë dollarësh – për të tretin vit radhazi dhe për herë të tetë në 11 vitet e fundit. Real Madrid realizoi të ardhurat më të larta ndër 30 klubet, me 873 milionë dollarë, falë suksesit të jashtëzakonshëm në fushën e lojës. Që nga viti 2014, Real ka fituar 14 tituj ndërkombëtarë, përfshirë 5 Liga të Kampionëve, 4 Superkupa Europe, dhe 4 Kupa Bote për Klube. Më 1 qershor në stadiumin Wembley të Londrës, Real mund të shtojë një tjetër trofe të Champions League nëse mposht Borussia Dortmund.
Lexo edhe:Makinat fluturuese me vlerë $799,000 po vijnë në Dubai!
Megjithë vlerën e lartë, nuk mund të investosh në Real Madrid, pasi klubi zotërohet nga mbi 90,000 anëtarë të tij. Megjithatë, mund të blesh aksione të Manchester United, që renditet i dyti në listë me një vlerë prej 6.55 miliardë dollarësh, sipas Forbes. Në shkurt, Sir Jim Ratcliffe bleu 27.7% të Manchester United, me një vlerësim të përgjithshëm prej 6.5 miliardë dollarësh, duke paguar 33 dollarë për aksion. Ndërkohë, tregu aktualisht e vlerëson aksionin vetëm 17 dollarë. Chris Marangi, menaxher portofoli në Gabelli Funds, beson se aksionet e Manchester United janë nënvlerësuar – ndoshta për shkak të pakënaqësisë së tifozëve ndaj familjes Glazer që nuk shiti kontrollin e klubit dhe performancës zhgënjyese të ekipit në Premier League, si dhe dështimit për të siguruar një vend në Champions League për vitin tjetër. Sipas tij, një shitje kontrolli – e ngjashme me përpjekjen e Sheikh Jassim vitin e kaluar – mund të arrijë një çmim shumë më të lartë se 33 dollarë për aksion.
Top 10 klubet më të vlefshme në botë (sipas Forbes):
RENDITJA | SKUADRA | LIGA | VENDI | VLEFËSIA AKTUALE | RRITJA VJETORE (%) | TË ARDHURAT | FITIMI OPERATIV |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Real Madrid | La Liga | Spanjë | $6.6 Mld | 9% | $873 M | $76 M |
2 | Manchester United | Premier League | Angli | $6.55 Mld | 9% | $785 M | $187 M |
3 | Barcelona | La Liga | Spanjë | $5.6 Mld | 2% | $840 M | -$145 M |
4 | Liverpool | Premier League | Angli | $5.37 Mld | 2% | $719 M | $102 M |
5 | Manchester City | Premier League | Angli | $5.1 Mld | 2% | $869 M | $147 M |
6 | Bayern Munich | Bundesliga | Gjermani | $5 Mld | 3% | $781 M | $84 M |
7 | Paris Saint-Germain | Ligue 1 | Francë | $4.4 Mld | 4% | $754 M | -$126 M |
8 | Tottenham Hotspur | Premier League | Angli | $3.2 Mld | 14% | $665 M | $161 M |
9 | Chelsea | Premier League | Angli | $3.13 Mld | 1% | $620 M | $0 M |
10 | Arsenal | Premier League | Angli | $2.6 Mld | 15% | $560 M | $140 M |
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.