Apple në krizë inovacioni, a do ta ringjallë iPhone 17 shitjet?............ - Business Magazine Albania

Apple në krizë inovacioni, a do t’i ringjallë iPhone 17 shitjet?

Nëse flasim për Apple, duket sikur flasim për një kompani që është vazhdimisht në kërkim të arsyeve për të bërë klientët që të blejnë një iPhone të ri. Së fundmi është gati të bëjë lëvizjen më të madhe ndër vite, një iPhone dukshëm më i hollë, në përpjekje për të nxitur interesin në produktin e saj më fitimprurës.

Lexo gjithashtu: iPhone-i i parë me ekran të palosshëm nga Apple mund të lançohet deri në 2026 dhe do kushtojë rreth $2,500

Sipas raportimeve të Bloomberg, Wall Street Journal dhe The Information, një model i ri iPhone, i referuar si iPhone “Slim” ose “Air”, pritet të lançohet si pjesë e linjës iPhone 17. Ky mund të jetë ndryshimi më i madh në dizajn që nga iPhone X i vitit 2017, kur Apple hoqi butonin “Home”.

Ky model do të jetë rreth dy milimetra më i hollë se iPhone-ët aktualë dhe mendohet se do të zëvendësojë iPhone Plus në linjën e produkteve të Apple. Megjithatë, veç dizajnit më të hollë, ai do të ruajë tipare tashmë të njohura, si butonin e dedikuar të kamerës dhe Dynamic Island.

Lexo gjithashtu: Apple po planifikon të ndërtojë një iPhone pa asnjë portë karikimi

A është e mjaftueshme për të bindur konsumatorët?

Pavarësisht stabilitetit të biznesit të saj me iPhone, Apple po përballet me sfida të mëdha:

-Konsumatorët po i mbajnë telefonat e tyre për më gjatë, mesatarisht 37 muaj për iPhone-ët jashtë Kinës.

-Të ardhurat nga iPhone nuk përmbushën pritshmëritë e Wall Street për tremujorin e fundit.

-Shitjet e Apple në Kinë kanë rënë me 25% për shkak të konkurrencës nga brendet vendase si Xiaomi dhe Oppo.

Sipas analistëve, konsumatorët nuk janë më aq të tunduar nga përditësimet e vogla që vijnë çdo vit. Në fillim të viteve 2010, një iPhone i ri sillte risi si leximi i gjurmëve të gishtërinjve ose ekrane dukshëm më të mëdha. Tani, Apple duhet të ofrojë diçka më të madhe për të nxitur blerjet.

A është inteligjenca artificiale arma e fshehtë e Apple?

Apple po synon të tërheqë klientët me fuqizimin e iPhone-ve përmes AI. Apple Intelligence, paketa e re e softuerëve me inteligjencë artificiale, synon të përmirësojë përvojën e përdoruesve me veçori si personalizimi i njoftimeve dhe krijimi i emoji-ve të personalizuara. Megjithatë, analistët besojnë se këto nuk janë arsye të mjaftueshme për të justifikuar një përmirësim të menjëhershëm.

Më e rëndësishmja, Apple ka konfirmuar se përditësimi më i madh i Siri, që do t’i lejonte përdoruesit të kryejnë veprime brenda aplikacioneve përmes komandave zanore, është shtyrë dhe nuk do të jetë gati këtë vit.

Lexo gjithashtu: Pse po vonohet kaq shumë Apple për të zhvilluar inteligjencën artificiale?

Çfarë do të vendosë tregu?

Apple pritet të zbulojë më shumë rreth planeve të saj për inteligjencën artificiale në Konferencën e Zhvilluesve më 9 qershor. Por nëse një iPhone më i hollë ose softueri i ri do të jenë të mjaftueshëm për të nxitur shitjet, mbetet për t’u parë.

Siç thotë analisti i UBS, David Vogt: “Nëse ke një iPhone 14 ose 15, nuk ka shumë arsye ekonomike për ta përmirësuar tani. Dhe kjo është sfida më e madhe e Apple.”

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0