Si të zgjedhësh një hobi që të bën më të lumtur? Ja çfarë thotë sh... - Business Magazine Albania

Si të zgjedhësh një hobi që të bën më të lumtur? Ja çfarë thotë shkenca!

Në bisedat e përditshm, flasim shpesh për ekuilibrin, duam të gjejmë kohë për gjithçka. Shpesh mendojmë se ekuilibrin e krijojmë me diçka përtej zyrës, përtej punës që jemi mësuar, pra jo thjesht një angazhim sa për të mbushur kohën, por për një angazhim që të mbush shpirtërisht. Mund të jetë kujdesi për familjen, vullnetarizmi, apo pse jo, një hobi.

Lexo gjithashtu: 7 hobi që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

Por a ka rëndësi çfarë hobi zgjedh? Apo mjafton që të merresh me diçka jashtë punës për të qenë më i lumtur? Sipas studimeve të fundit, jo të gjitha aktivitetet na japin të njëjtin nivel lumturie. Disa, për habinë tonë, ndikojnë shumë më tepër.

Lëviz dhe lumturohu

Hobitë që përfshijnë aktivitet fizik, qoftë edhe të lehtë, kanë më shumë gjasa të rrisin ndjeshëm nivelin tënd të lumturisë. Sportet, ecjet, vallëzimi, këndimi, madje edhe udhëtimet për të vizituar vende të veçanta, ndikojnë pozitivisht. Ato e mbajnë trupin aktiv dhe mendjen të angazhuar.

Lexo gjithashtu: Nga pasioni në fitim,7 hapat për të kthyer hobi-n në biznes të suksesshëm

Në të kundërt, hobitë më të qeta si të lexuarit apo të shikuarit e filmave, ndonëse të këndshme, nuk kanë ndikim të madh në mirëqenien emocionale në planin afatgjatë.

Pse ndodh kjo?

Aktiviteti fizik nuk është vetëm i mirë për trupin, por edhe për shpirtin. Të qëndrosh në formë do të thotë të ndihesh më energjik, më i/e gjallë, dhe me më pak stres. Por sekreti tjetër qëndron tek shoqëria, shumë nga këto aktivitete bëhen në grup. Dhe njerëzit, siç thotë shkenca, janë qenie sociale. Ndaj, kur jemi me të tjerët, jemi më të motivuar dhe më të lumtur.

Lexo gjithashtu: Doni të kuptoni nëse biznesin e keni hobi apo biznes të mirëfilltë

Si ta gjesh hobin e duhur?

Nëse qëllimi yt është të gjesh një hobi që të të bëjë realisht më të lumtur, provo diçka që kombinon lëvizjen me shoqërinë. Nuk ka nevojë të vraposh maratonë, një klasë kërcimi, një klub ecjeje, një kor amator apo një grup udhëtimesh të vogla javore mund të jenë zgjedhje ideale.

Sigurisht, librat kanë magjinë e tyre dhe një film i mirë nuk ka të paguar. Por nëse je në kërkim të një ndjesie më të qëndrueshme të kënaqësisë me jetën, lëvizja dhe bashkëveprimi janë çelësat magjikë.

Pra, çfarë po pret? Dil, lëvize, këndo, kërce, luaj dhe do të shohësh si rritet niveli yt i lumturisë, natyrshëm dhe pa receta të komplikuara.

FAST COMPANY

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0