Rritja e investimeve në mbrojtje dekurajon aktorët destruktivë – intervistë me Dr. Glevin Dervishi - Business Magazine Albania

Rritja e investimeve në mbrojtje dekurajon aktorët destruktivë – intervistë me Dr. Glevin Dervishi

Siguria dhe marrëdhëniet ndërkombëtare janë tema të ndjeshme aktualisht për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në Evropë dhe në mbarë Botën. Për Ballkanin ato kërkojnë një analiza të thelluara dhe veprime të kujdesshme.

Dr. Glevin Dervishi, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe çështjeve të sigurisë, me një përvojë 14-vjeçare në institucionet kryesore të vendit dhe aktualisht pjesë e AFA – Ministria e Mbrojtjes, sjell një perspektivë të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në intervistën e dhënë për Vaspas ai flet për librin e tij “Siguria dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor, sfidat e Kosovës dhe politikën e sigurisë në Evropë. Ai ndan pikëpamjet e tij mbi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve mbrojtëse, përgatitjen ndaj rreziqeve të mundshme dhe nevojën e angazhimit strategjik për paqen dhe stabilitetin rajonal.

Ju keni nxjerrë në treg një libër me interes specifik, “Siguria në Marrëdhëniet Ndërkombëtare”. Çfarë trajnoni më së shumti këtu dhe cilat janë mesazhet për politikëbërësit, që i sillni përmes këtij libri?

Libri “Siguria dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, me bashkëautor Kolonel (R) Dr. Ahmet LEKA dhe Dr. Glevin DERVISHI, është një tekst i natyrës akademike, i cili ndërthur dy elementë shumë të rëndësishëm si, siguria dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Teksti është një kontribut që u shërben në aspektin akademik, por edhe atë teoriko-praktik studiuesve të mbrojtjes, sigurisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare në të gjitha nivelet, si dhe sjell një kombinim të ekspertizës dhe eksperiencës specifike të të dy autorëve në fushat përkatëse. Në këtë libër trajtohen si në anën historike dhe evolutive pikëpamjet rreth konceptit të sigurisë, shkaqeve të luftës, zhvillimit të konflikteve dhe qëndrimeve apo argumentimeve të ndryshme rreth saj, njohja dhe aftësia parandaluese e konflikteve apo edhe mundësia për zbutjen e intensitetit të konflikteve. Gjithashtu, trajton lidhjen e sigurisë në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe ndërveprimi me forcën ushtarake, si një instrument i mbrojtjes së interesave shtetërore, apo edhe i ushtrimit të ndikimit. Lexuesi, në mënyrë lineare, do të njihet me një vështrim të përgjithshëm të dokumenteve kryesore të sigurisë në vendin tonë, të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare dhe Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë.

lexo edhe:Java Globale e parasë bën bashkë EasyPay dhe One Albania!

Një vend të veçantë zë disiplina e marrëdhënieve ndërkombëtare, roli i shtetit dhe aktorëve të tjerë në marrëdhëniet ndërkombëtare, elementet formuese të tyre, si dhe rolin e tyre në sistem. Element tjetër i rëndësishëm është politika e jashtme e shtetit shqiptar pas viteve 1990, boshtet e orientimit dhe të veprimit të saj, raportet me fqinjët, marrëdhëniet me partnerët strategjikë, përkatësia, vlerat dhe interesat e artikuluara në funksion të avancimit të interesave shtetërore dhe atyre kombëtare. Gjithashtu, teksti trajton sfidat me të cilat përballet aktualiteti sot, nevoja për adresimin e tyre dhe mjetet për përgjigjen ndaj këtyre sfidave.

Me rëndësi gjithashtu është trajtuar roli i fuqisë detare, si element i rëndësishëm i ushtrimit të ndikimit, zbatimi i së drejtës së detit dhe konteksti i Shqipërisë në raport me proceset delimituese me fqinjët tanë detarë, si hapësira ku vendosen dhe zhvillohen interesa strategjikë për sigurinë kombëtare dhe ndikimin rajonal apo më gjerë të vendit tonë.

Vaspas

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0