Lançohet libri “Gjithçka është e mundur”. Rrugëtimi plot sfida dhe mundësi i sipërmarrësit Arben Shpata - Business Magazine Albania

Lançohet libri “Gjithçka është e mundur”. Rrugëtimi plot sfida dhe mundësi i sipërmarrësit Arben Shpata

Lançohet libri “Gjithçka është e mundur”. Rrugëtimi plot sfida dhe mundësi i sipërmarrësit Arben Shpata

Në punën e tij të përditshme, klientët e shohin si një sipërmarrës të konsoliduar. Shumë prej tyre madje mendojnë se ai trashëgon biznesin e familjes. Por, Arben Shpata kujdeset gjithnjë t’u tregojë se vjen nga një familje e madhe shqiptare, me një histori të gjatë të emigracionit klandestin.

Arbeni drejton dhe zhvillon prej 15 vitesh në Romë kompaninë e tij “Edilizia Moderna”. Një kompani të certifikuar për standardet e shërbimit dhe e vlerësuar si një nga 10 kompanitë më të mira nga Bashkia Romë për cilësinë e shërbimit, përgjegjësinë sociale dhe performancën.

Por, Arbeni ka bërë një rrugëtim të gjatë, me sfida që nisin që fëmijë, në një familje me shumë fëmijë në një periudhë të varfër të Shqipërisë.

I gjithë rrugëtimi i tij mes sfidave dhe suksesit e ka nxitur të shkruajë një libër, për t’i dhënë një mesazh të qartë çdo lexuesi dhe në veçanti të rinjve: “Gjithçka është e mundur”.

Në këtë libër ai tregon për jetën e tij të varfër si fëmijë, por dashurinë e madhe në shoqëri e familje. Sfidat gjatë rinisë janë pjesë e rrugëtimit të tij, duke lundruar mes rrëfimeve gjatë angazhimit e tij në forcat speciale të policisë në periudhën më të rrezikshme të shoqërisë shqiptarë, atë të trazirave të vitit 1997. Largimi drejt Italisë është po aq sfidues. Kalimi klandestin me gomone, ishte një lundrim mes jetës dhe vdekjes.

Lexo edhe:” Bytes & Books”, klubi i parë i librit mbi ndikimin e teknologjisë në shoqëri!

Librin “Gjithçka është e Mundur”, Arbeni ua dedikon djemve të tij dhe njëkohësisht të gjithë të rinjve shqiptarë që kanë ëndrra për jetën. Ai ndan sfidat e integrimit të vështirë në Itali, ku jetoi për 8 vite pa pasur mundësinë të pajisej me dokumenta qëndrimi. Kjo gjendje reflektohej në vështirësi sociale, financiare dhe ngarkesë psikologjike, por nuk u dorëzua asnjëherë, as në momentet e tij më të vështira. Siç e thotë dhe ai vetë në librin e tij, “Gjithçka është e mundur nëse beson dhe punon fort për të arritur qëllimet e tua.”

Sot, Arben Shpata ka një kompani të konsoliduar dhe të certifikuar. Prej 15 vitesh, ai punëson në sipërmarrjen e tij të rikonstruksionit, punëtorë nga vende të ndryshme të botës, emingrantë, të cilët përmes kontratave të punës janë integruar dhe kanë krijuar familje. Arbeni dallon për një jetë aktive sociale, kujdesin për klientin, punonjësin dhe miqtë e tij. Ai ka mentoruar dhjetëra të rinj, me ambicie në fushat e tyre profesionale dhe në veçanti në sipërmarrje.

Libri “ Gjithçka është e mundur” do të jenë të treg në muajin mars në gjuhët shqip dhe italisht.

vaspas

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0