Seria Samsung Galaxy S25 mbërrin në Shqipëri: Një epokë e re e inteligjencës artificiale celulare - Business Magazine Albania

Seria Samsung Galaxy S25 mbërrin në Shqipëri: Një epokë e re e inteligjencës artificiale celulare

Seria Samsung Galaxy S25 mbërrin në Shqipëri: Një epokë e re e inteligjencës artificiale celulare

 Në Tiranë u prezantua zyrtarisht seria e telefonave inteligjentë Samsung Galaxy S25, duke shënuar fillimin e shitjeve, më 7 shkurt. Në këtë event ekskluziv, të pranishmit patën mundësinë të jenë ndër të parët që përjetuan risitë e sjella nga gjenerata e fundit e pajisjeve Galaxy, duke përfshirë një epokë të re të inteligjencës artificiale që kupton dhe përshtatet në mënyrë intuitive me nevojat e përdoruesit.

U prezantuan modelet mbreslënëse të – Galaxy S25 Ultra, Galaxy S25+ dhe Galaxy S25. Këto modele sjellin teknologji të avancuara, duke integruar komponentë harduerikë të nivelit të lartë dhe inteligjencë artificiale që përmirëson përvojën e përdoruesit. Me specifikime të fuqishme dhe një dizajn elegant, Samsung u ofron përdoruesve pajisje të fuqishme që thjeshtojnë detyrat e përditshme.

Përfaqësuesi nga Samsung, Endri Deda, duke theksuar se kjo seri ofron një përvojë të pastër mobile, me Galaxy AI të integruar në çdo pikë të ekranit kryesor. Ai shtoi se, falë One UI 7, çdo ndërveprim është i lehtë dhe intuitiv, ndërsa telefoni tani mund të interpretojë gjithçka në ekran – nga zëri dhe imazhet te teksti – duke parashikuar nevojat dhe pyetjet e përdoruesit.

Seria e re Galaxy S25 sjell inovacione kyçe që formësojnë përvojën e përdoruesit. Së pari, seria S25 prezanton një shoqërues i vërtetë i AI (True AI Companion), ku AI Agent me aftësi të ngjashme me ato njerëzore mundëson një ndërveprim më natyral dhe intuitiv. I kombinuar me Integrated AI Platform, ai rrit lidhshmërinë e pajisjeve, ndërsa Personalized AI ofron siguri, privatësi dhe veçori të përshtatura sipas nevojave të çdo përdoruesi, duke e bërë këtë seri shoqëruesin perfekt me AI.

Lexo edhe:Pajisje që janë prodhuar për t’ju ndryshuar jetën dhe për të zgjatur në kohë

Një tjetër inovacion kyç është performanca e avancuar (Advanced Performance), duke sjellë një përvojë të realizuar të lojërave si dhe përmirësime shtesë në efikasitetin termik. Pa harruar, seria Galaxy S25 fuqizohet nga Snapdragon® 8 Elite për Galaxy. Me personalizime unike për Galaxy, ky është procesori më i fuqishëm ndonjëherë në serinë Galaxy S, duke ofruar një rritje të performancës me 40% në NPU, 37% në CPU dhe 30% në GPU krahasuar me gjeneratat e mëparshme.

Së fundi, seria Galaxy S25 sjell foto ultra të detajuara në çdo distancë falë sensorëve me rezolucion të lartë dhe ProVisual Engine, duke vendosur një standard të ri për fotografinë mobile dhe duke ofruar Përvojën Vizuale Perfekte me AI (Perfect Visual Experience with AI).

Gjatë eventit, të ftuarit patën mundësinë të eksploronin veçoritë e reja të serisë Galaxy S25 përmes Zonave të Përvojës Interaktive dhe të dëshmonin fuqinë e inteligjencës artificiale nga afër. Funksione si kërkimi intuitiv i fotove, kujtuesit inteligjentë, kamerat e fuqishme dhe optimizimi i avancuar i performancës treguan se si Galaxy AI përmirëson përdorimin e përditshëm të smartfonëve, duke e bërë atë më të thjeshtë dhe më efikas.

Përveç një vështrimi ekskluziv mbi pajisjet e reja, të ftuarit shijuan një pasdite të këndshme me performancë nga DJ, duke krijuar atmosferën ideale për shkëmbimin e përshtypjeve dhe diskutimin mbi inovacionet teknologjike që po formësojnë të ardhmen e industrisë mobile.

Seria Samsung Galaxy S25 do të jetë zyrtarisht e disponueshme për blerje te operatorët celularë dhe rrjetet e shitjes me pakicë duke filluar nga sot, më 7 shkurt. Galaxy S25 Ultra është i disponueshëm në ngjyrat i zi titan, gri titan, titan blu argjendi, titan i bardhë argjendi, argjend i errët, mente, blu e akullt, blu marinë.

Për më shumë informacione rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0