Me datë 31 Dhjetor 2024, është publikuar në Fletoren Zyrtare Ligji Nr. 127/2024, i cili shfuqizon masat administrative, të paekzekutuara deri më tani, të vendosura nga data 1 Janar 2015 deri më 30 Nëntor 2024 nga Inspektoratet Vendore të Mbrojtjes së Territorit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, si dhe Policia e Shtetit e Policia Bashkiake.
Ligji i ri hyn në fuqi në: 16 Janar 2025.
Kush përfiton nga ky ligj?
- Individët dhe/ose personat fizikë apo juridikë, të cilët kanë bërë ndërtime dhe/ose ndërhyrje pa leje apo njoftim paraprak, në ndërtime për qëllime banimi, në objekte ku kryhen veprimtari të prodhimit, magazinimit, përpunimit, ruajtjes dhe tregtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe mbajtjes të mjeteve të punës e inputeve bujqësore dhe blegtorale.
- Individët dhe/ose personat fizikë apo juridikë, të cilët kanë objekt të aktivitetit të tyre prodhimin, përpunimin, ruajtjen dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale.
- Individët dhe/ose personat fizikë apo juridikë, të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura për administrimin e situatës COVID-19 gjatë periudhës së pandemisë.
Lexo edhe:10 artistët më të klikuar për 2024
Brenda janarit, Këshilli i Ministrave duhet të miratojë, me vendim, procedurat që do të ndiqen për shfuqizimin e gjobave.
Kontaktoni më poshtë për asistencë dhe informacion të mëtejshëm për t’iu ardhur në ndihmë sipas rastit.
069 603 2690, [email protected], jbc.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.