“Mos i lër të tjerët të vendosin për ty, voto”/ Studentet fushatë për rëndësinë e votës - Business Magazine Albania

“Mos i lër të tjerët të vendosin për ty, voto”/ Studentet fushatë për rëndësinë e votës

“Mos i lër të tjerët të vendosin për ty, voto”/ Studentet fushatë për rëndësinë e votës

Një grup studentesh kanë nisur një fushatë ndërgjegjësuese me moton “Mos i lër të tjerët të vendosin për ty, voto”, e cila ka për qëllim të frymëzojë të rinjtë shqiptarë për të marrë pjesë aktive në zgjedhje. Fushata synon të përcjellë mesazhin se ndryshimi fillon nga veprimi individual dhe se vota është një mjet transformues në proceset demokratike.

Studentët zhvilluan një takim me pedagogë dhe të ftuar të ndryshëm, ku prezantuan idetë e tyre dhe diskutuan rëndësinë e kësaj kauze. Pedagogia Edlira Mali, e pranishme në takim, vlerësoi angazhimin e studentëve, duke e cilësuar si një shembull të përgjegjësisë qytetare. Ajo tha: “Jam shumë e lumtur që studentët e mi kanë zgjedhur të promovojnë një nismë që ka kaq shumë rëndësi për demokracinë tonë.”

Nismën e përshëndetën edhe të ftuarit, si sipërmarrësi Gerti Boshnjaku dhe shkrimtari Alban Tufa, të cilët theksuan rolin e të rinjve në formësimin e të ardhmes. Të rinjtë e tjerë që ishin pjesë e takimit shprehën mbështetjen e tyre për këtë fushatë dhe rëndësinë e sensibilizimit mbi pjesëmarrjen në zgjedhje.

Lexo edhe:Programi i Inkubimit 2025 i CIT HUB: Fuqizimi i gjeneratës së ardhshme të sipërmarrësve

Studentja Marina Zela tha se “Duam të inspirojmë të rinjtë që të jenë pjesë aktive e zgjedhjeve, sepse vota është zëri ynë.”

Ndërkohë, studentja Nasibe Nur Karik shton se “Ndryshimi fillon nga veprimi i çdo individi. Vota është fuqia jonë për të ndikuar.”

Fushata, e cila fokusohet veçanërisht tek të rinjtë e moshës 18-25 vjeç, synon të përhapë mesazhin e rëndësisë së votës si një detyrë qytetare dhe një mundësi për të ndikuar në ndryshime pozitive. Kjo nismë vjen disa muaj para zgjedhjeve, duke nxitur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen masive të të rinjve në proceset demokratike.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0