Klik Ekspo Grup vjen ne vitin e 30 me panairin ndërkombëtar të Tiranës.
300 sipërmarrës nga fusha të ndryshmr të biznesit, kulturës, kulinarisë industrisë, inovacionit por edhe institucione shtetërore u bënë bashkë në ambientet e Pallatit të Kongreseve këtë 6 nëntor.
Në ceremoninë e hapjes se edicionit të 30-të të panairit, të pranishëm ishin përfaqësues të bizneseve por edhe të institucioneve shtetërore.
Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja e cilëson këtë aktivitet si një nga më të rëndësishmit në Shqipëri për të krijuar më shumë ura komunikimi dhe bashkëpunimi mes industrive nga vende te ndryshme të rajonit.
Tashmë, Klik Ekspo Group nuk është një sipërmarrje private, por një e mirë publike, u shpreh Gonxhja.
“E kam njohur Luanin në Muzeun Historik Kombëtar, një personazh me plot energji.
Sot 30 vite me vonë nga nisja e këtij panairi, volumi tregtar është shumëfishuar. Klik Ekspo Grup sot është një urë takimi, nuk është më vetëm nje kompani private, por një e mirë publike që vë në pah punën e sipërmarrësve shqiptarë dhe i ndërlidh ata me kompanitë e huaja.
Shkëmbimi i eksperiencave mes vendeve të huaja është tashmë jo vetëm në fokusin e Klik ekspo Grup, por tashmë edhe të kryemisnistrit Edi Rama.
Ministri Gonxhja gjithashtu u shpreh se pjesëmarrja e lartë në këtë event, tregon se sa me interes pritet ky panair nga sipërmarrësit. Ministri e cilësoi Klik-un model në nxitjen e sipërmarrjeve të reja dhe investimeve të huaja.
“Ju falenderoj që e vendosni inovacionin në krye të diskutimeve dhe paneleve tuaja, kemi nevojë të gjithë për këtë transformim.
Ndaj Klik Ekspo Group na angazhon më shumë për këto ndryshime, falenderoj të 300-të kompanitë që janë pjesë e këtij panairi.
Pavioni malazez, hungarez, i Kosovës, stenda e Ministrisë se Bujqësisë dhe të gjitha sektorët e tjera, Turqi, Bosnje, dhe shumë të tjera” , tha ai.
Fjalë përshëndetëse pati dhe nga Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi.
Duke kujtuar 30 vitet e Klik Ekpo Grup në treg, Seferi tha se tashmë ky panair përbën thuajse 1/3 e jetëgjatësisë së Tiranës si kryeqytet.
Nënkryetari i bashkisë gjithashtu u shpreh se ky panir tashmë e ka zbukuruar qytetin e Tiranës dhe e ka bërë qendër të rëndësishme për shumë Investitorë.
Seferi u shpreh:
” Ky 30 vjetor tregon se sa pune është dashur për të ardhur këtu. Ky qytet ka 104 vite jetë, dhe 30 vite te Klik Ekspo Grup janë thuajse 1/3 e angazhimit në jetën e kryeqytetit dhe shumë më gjerë. Ështe shumë e rëndësishme që këto ura bashkëpunimi të vijojnë të mbahen të qëndrueshme. Po hyjmë në vitin e 31, dua t’ju falenderoj për këtë dhuratë që i bëni çdo vit Tiranës”.
Në ceremoninë e hapjes nuk munguan as përfaqësues të bizneseve dhe dhomave të tregtisë.
Zëvendës presidenti i Klik Ekspo Grup Luel Muhametaj tregon se si nisi puna për këtë aktivitet 30 vite më parë. Ai thekson se nuk ishte vetëm një ngjarje, por një bazë e rëndësishme për ekonominë e lirë të tregut.
“Nuk ishim vetëm duke organizuar një ngjarje; po vendosnim bazat për një ekonomi të lirë tregu, duke kultivuar marrëdhënie që do ta ndihmonin Shqipërinë të globalizohej dhe të sillte mundësi të reja.
Në këto 30 vite që nga fillimi i udhëtimit tonë, Panairi Ndërkombëtar i Tiranës ka pritur me krenari mbi 12,000 kompani, nga të cilat më shumë se 8,400 janë nga jashtë—një dëshmi e jashtëzakonshme e rritjes së Shqipërisë dhe e besimit që komuniteti ndërkombëtar i biznesit ka tek ne. Çdo kompani nuk ka thjesht ekspozuar produktet ose shërbimet e saj; ato janë bërë partnerët tanë, mentorët tanë dhe bashkë-arkitektët tanë në ndërtimin e një Shqipërie moderne dhe të begatë. Së bashku, kemi prezantuar teknologji të avancuara, kemi zhvilluar industri të reja dhe kemi ndarë ekspertizë të vlefshme, që ka pasuruar ekonominë tonë dhe ka zgjeruar fuqinë tonë punëtore. Nëpërmjet këtyre partneriteteve, kemi kultivuar një vizion të përbashkët për të ardhmen e Shqipërisë: një të ardhme të karakterizuar nga inovacioni, qëndrueshmëria dhe një përkushtim për bashkëpunim global. Panairi Ndërkombëtar i Tiranës është bërë një urë për mundësi të reja dhe një fener progresi, duke udhëhequr Shqipërinë drejt një të ardhme më të ndritur dhe më të lidhur.
Këtë vit, panairi vazhdon traditën krenare të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përparimit ekonomik, me pjesëmarrës nga mbi 15 vende të botës, që përfaqësojnë një gamë të gjerë industrish.
Ndërsa nisemi drejt 30 viteve të ardhshme, le të jetë ky panair një vend ku kalohen kufijtë, ku shkëmbehen ide dhe lindin partneritete. Le të vazhdojmë të ecim përpara, duke mbështetur njëri-tjetrin dhe duke kultivuar frymën e bashkëpunimit që na ka sjellë deri këtu.” tha Muhametaj.
Fjalë përshëndetëse, patën edhe përfaqësues të bizneseve dhe dhomave tregetare të vendeve të ndryshme.
Ata e konsideruan si një mundësi shumë të lirë të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave mes vendeve të ndryshme.
Sink drejtuesi i lartë i dhomës së tregëtisë së Serbisë
“21 kompani serbe janë këtë vit pjesë e panairit, të cilat kanë marrëdhënie importi dhe eksporti me Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit. Ky panair është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne” është shprehur ai.
Pronari i kompanisë Bolv oil, Vehar Cukaj, gjithashtu shpreh konsiderata të larta për këtë eveniment të rëndësishëm ekonomik.
Cukaj tha se, “Jemi pjesmarrës në panirin ndërkombëtar të Tiranës prej disa vitesh dhe kjo na ka bere që të kemi më shumë kontakte me njerëzit. Ndaj dhe këtë vit mos humbisni mundësinë të kaloni nga stendat tona.”
Përfaqësues të Kompanisë Coca Cola u shpreh se, “Është një takim i rëndësishëm për kompaninë tonë, sepse na jep mundësinë të takohemi me kompani të ndryshme apo institucione shtetërore.
Klik Ekspo Grup dhe Coca Cola kanë një të përbashkët kanë 30 vite që operojnë në tregun shqiptar.
Shpresoj të kemi më shumë bashkëpunime dhe investime, fal edhe këtij panairi.
Perfaqësuesja e kompanisë Aiba , tha: “Jemi të lumtur që jemi pjesë e këtij panairi.
Kompania jonë ofron prodhime të mira dhe të freskëta për konsumatorët tanë.
Në këtë panair do të keni mundësi të shihni prodhimet standardet e industrisë sonë, inovacionin dhe sigurinë që ofron ky produkt për konsumatorët”.
Ndërsa Vasil Naci Agna Grup theksoi se:
“Jam i nderuar që më ftuat si biznes dhe person. Do të inkurajoja që këtë vlerë që Klik Ekspo Grup përcjell, për më shumë bashkëpunim mes kompanive, duhet që të jetë në të gjitha kompanitë, për më shumë sukses.
Kjo do bënte që bizneset tona të kishin më shumë sukses dhe të mbijetonin gjatë.
Klik ekspo grup është një nga ambasadorët më të mirë në rajon për ndërlidhjen e kompanive nga vende të ndryshme.”
“Ambasadorja e Hungarisë në vendin tonë theksoi:
‘Është e rëndësishme të flasim për sfidat e dixhitalizimit, ndaj vijmë në Shqipëri për të shkëmbyer eksperienca mes kompanive.
Dua të shpreh kënaqësinë time për pjesëmarrjen në këtë panair.’
Laura Plaku, AIDA, u shpreh:
“Për ne është shumë e nevojshme të marrim pjesë në këto panaire për të pasur më shumë takime dhe shkëmbim eksperiencash. Panaire të tilla nuk janë vetëm ekspozita, por një punë e madhe pas çdo produkti dhe çdo stende. Synojmë që kompanitë të mos mjaftohen vetëm me limitet e tyre, por të kenë mundësi për eksport dhe eksperimentim në tregjet ndërkombëtare.”
Në përfundim të ceremonisë hapëse, u ndanë edhe çmimet ‘Shqiponja e Artë’ për të pranishmit: Bolv Oil, Aiba, Aida, Agna Group, Tirana Bank, etj.
Dhe ashtu siç e karakterizon Klik Ekspo Group, në fund të ditës së parë pati këngë dhe valle popullore. Duke qenë se Klik Ekspo Group gjithmonë e ka në vëmendje kulturën dhe artin, vlerësoi me çmimin ‘Shqiponja e Artë’ edhe artisten e mirënjohur Suzana Kuku dhe Alban Tahirin.
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës do të jetë i hapur deri në datën 9 Nëntor.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.