Andreas Wil Gerdes është një baba nomad dhe një lider mendimi i Lëvizjes së DigitalNomads/RemoteWork. Bisedat e tij të stilit “Fireside chat” janë vlerësuar ndër kontributet më të mira në evente si Bansko Nomad Fest dhe Digital Nomad Week. Ai është përzgjedhur si një nga TOP50 Inspiring Digital Nomads në botë dhe si një nga TOP10 ChangeMakers.
Andreas ka mbi 30 vjet përvojë në #eMobile, duke fuqizuar njerëzit të eksplorojnë rrugën #lifecentric. Ai është një nga shtatë fituesit e Çmimit Evropian “Elite der Zukunft” (Elita e së Ardhmes), ku nominuesit përfshijnë Egon Zehnder International, BMW, Deutsche Bank, WirtschaftsWoche dhe Bertelsmann.
Andreas është gjithashtu një folës i kërkuar për Entrepreneurship, Education dhe TIME (Telecommunications, IT, Media, E-commerce). Ai bashkëthemeloi fondacionin jofitimprurës Startup Malta, që nxit sipërmarrjen tek të rinjtë. Andreas është përzgjedhur gjithashtu edhe në botimin e Financial Times si një nga “101 Leaders of the New Economy”.

Si një nga pionierët e nomadëve digjitalë, Andreas ka frymëzuar qindra individë në të gjithë botën të adoptojnë mënyra të reja të të menduarit dhe të jetuarit.
Ky artikull është publikuar në numrin 36 të revistës Businessmag
Abonohu për të lexuar artikullin!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.