Enisa Terniqi: Si mund të shërohemi nëpërmjet tingujve? - Business Magazine Albania

Enisa Terniqi: Si mund të shërohemi nëpërmjet tingujve?

Ernisa Terniqi

Në këtë intervistë me Enisa Terniqi, do të shpalosim pjesën e saj të përvojës si muzikante, studimeve për drejtësi, si dhe rrugëtimin e saj drejt muzikoterapisë dhe ndikimin e thellë që muzika ka në shëndetin emocional dhe fizik të njerëzve. Enisa ndan me ne motivimin e saj për të zgjedhur të studiojë drejtësi, si kjo fushë kombinohet me pasionin e saj për muzikën dhe si kjo ndërthurje e ka plotësuar atë. Po ashtu, do të zbulojmë sfidat që Enisa ka përjetuar dhe mënyrat se si i ka zgjidhur ato në rrugëtimin e saj si muzikoterapiste. Ajo na tregon për përvojat më të rëndësishme me pacientët dhe se si muzika ka ndryshuar jetët e tyre në mënyra të thella dhe të shëndetshme. Në fund, Enisa na sjell vizionin e saj për të ardhmen e muzikoterapisë në Shqipëri dhe vizionin e saj për ta bërë më të njohur në vendin tonë.

Ernisa terniqi

 

Ju jeni gjithashtu pedagoge pasi keni mbaruar studimet për juridik, Çfarë ju shtyu për të studiuar këtë fushë dhe si ndërthuret ajo me Enisën si muzikante? 

Po. Në fakt përveç profesionit si pianiste, muzikoterapiste zotëroj edhe një profesion tjetër atë si juriste. Kam përfunduar Fakultetin e Drejtësisë dhe për 4 vjet kam qenë pedagoge në këtë fakultet. Arsyeja pse zgjodha që përveç pianos të bëja dhe një universitet tjetër, ka qenë sepse pianoja si instrument në përgjithësi më merrte shumë kohë në studim. Shikoja që isha shumë e mirë në shprehjen e ndjenjave në muzikë, por me fjalë e kisha të vështirë, prandaj zgjodha të vazhdoja fakultetin e drejtësisë, ku mësova interpretimin e fjalës. Nuk ka më bukur që të dish të zotërosh dy arte të shprehjes së njeriut. Njëra është muzika e shprehur nëpërmjet ndjenjave dhe e dyta është fjala e cila ka një peshë shumë të madhe dhe kur ajo përdoret për mbrojtjen e të drejtave të individit merr një vlerë të veçantë. Me zotërimin e dy profesioneve ndihem e plotësuar, por muzika është dashuri për mua.

Ky artikull është publikuar në numrin 36 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikullin!

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0